Analiza

Studentët referohen më shumë te YouTube, Google dhe Wikipedia

Jun 1 2012
0 Shpërndarje
Studentët referohen më shumë te YouTube, Google dhe Wikipedia

Për të bërë detyrat e shtëpisë, shumë studentë iu kthehen të njëjtave uebfaqe në të tjera rrethana. 

Katër nga dhjetë uebfaqet kryesore më të cituara në Easybib , një uebfaqe kjo e përdorur për të krijuar më tepër sesa 500 milionë referenca, janë faqet si: Wikipedia dhe YouTube. 

Një studim etnografik gjeti që studentët iu referuan Google më tepër sesa një baze tjetër të të dhënave, kur bëhet fjalë për veprimtaritë e kërkimit. 

Kur ata e përdornin makinën kërkuese, ata kishin probleme në gjetjen e burimeve të duhura brenda rezultateve. 

“Shpesh studentë mobilizohen keq për të vlerësuar mjaftueshëm ose të përmirësojnë rezultatet tek të cilat ata rikthehen,” – tha për Mashable gjatë gushtit të vitit të kaluar, antropologu nga  Universiteti Bucknell, i cili është njëri nga udhëheqësit e projektit. “Unë nuk mendoj që ky është një problem vetëm për studentë.” 

Gjatë të enjtes, Easybib shpalli fushatën  për të promovuar shkrimin dhe leximin dixhital, që përfshin një premtim që dhuron 5% nga shitjet e veta institucionale, deri në gusht ndaj Asociacionit Amerikan të Librarisë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>