Biznes

Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore përfitojnë nga trajnimet online

Sep 2 2010
0 Shpërndarje
Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore përfitojnë nga trajnimet online

Kjo qendër u ofron kurse ekskluzive të SkillSoft përveç në Maqedoni, edhe në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të zi. Këto kurse nga SkillSoft janë të nivelit të lartë dhe ofrojnë qasje fleksibile për të gjithë të interesuarit në trajnimet që janë dizajnuar të mbështesin të gjitha nivelet e ndërmarrjeve, pavarësisht asaj nëse iniciativat dëshirohen të përmbushen praktikisht apo vetëm të transferohen në dije.

Trajnimet online të SkillSoft shfrytëzohen nga më shumë se 100 kompani më të njohura në botë. Ata mbështeten në SkillSoft në mënyrë që t’iu ofrohet kualitet i lartë, trajnime të dizajnuara për biznes, IT skills, desktop dhe shumë trajnime të tjera. Nëpërmjet trajnimeve të këtij lloji QZHB ju mundëson të punësuarve të cilësdo kompani në territoret ku ajo vepron që të ndjekin trajnimet në çdo kohë dhe në çdo vend. Kjo u mundëson që t’i kryejnë obligimet e tyre në punë dhe në të njëjtën kohë të zgjerojnë njohuritë e tyre duke ndjekur këta kurse.

Trajnimet online ofrohen përmes një marrëveshjeje të licencuar mes universitetit dhe kompanisë me bazë në Britani të Madhe, Skillsoft Skillsoft (www.skillsoft.com), duke i ofruar Universitetit të Evropës Juglindore të drejta ekskluzive për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të zi. Klientët e tanishëm janë: T-home, QBE Macedonija, Cosmofon, KB Prvo penzisko drustvo, TP Consulting, Doganat e Maqedonisë, PTK, etj. Kurse klientët e nivelit global të skillsoft përfshijnë: IBM, Symantec, AVAYA, Unisys, Air Force, Yahoo, Toyota, Honda, GM, AXA Financial, ING, Hilton, etj.

Kurset e trajnimit nga SkillSoft promovohen si bashkëkohore ndaj atyre trajnimeve tradicionale, dhe përveç kësaj ato ofrohen në pako (një pako ka 5 kurse) të cilat përmbajnë një çmim shumë të arsyeshëm. Një certifikatë nga SkillSoft, që është me vlerë ndërkombëtare në komunitetin e biznesit, fitohet pas përfundimit të një pakoje të kurseve.

SkillSoft ofron më shumë se 6000 kurse të ndara në tre kategori kryesore. Desktop Skills, Business Skills dhe IT Skills, të cilat më pas ndahen në kategori të mëtutjeshme kryesore.

Lajmet e fundit>