Analiza

Studim: Bateria që shpërndahet në trup mund të fuqizojë sensorët e shëndetit

Mar 29 2014
0 Shpërndarje
Studim: Bateria që shpërndahet në trup mund të fuqizojë sensorët e shëndetit

b.0_standard_800.0Sensorët që mund të vendosen brenda trupit, të cilët mund të ndjekin organet jetësore të një personi mund të paraqisnin një ndihmesë për kujdesin shëndetësor, por një gjë po aq e vogël, portative dhe e sigurt do të mund të fuqizojë ata sensorë. Hulumtuesit nga Universiteti i Illinoisit mund ta kenë një përgjigje: bateritë që me lehtësi treten në trup. Duke përdorur magnez ose hekur, volfram, ose molibden, hulumtuesit ishin në gjendje të ndërtojnë një bateri të vogël që ofronte një fuqi konstante për të paktën 24 orë. Tensioni rrjedhës ndryshon në bazë të shumë elementeve, duke shkuar përafërsisht nga 0.45V deri 0.75V dhe duke i bashkuar qelizat në vargje, hulumtuesit thonë që ishin në gjendje të formojnë një bateri mjaft të fuqishme për ta fuqizuar një LED konvencional.

Hulumtimi është treguar në hollësi në një punim të publikuar gjatë javës së kaluar në Advanced Materials. Koha e nevojshme për ta mbushur një bateri ndryshon në bazë të temperaturës. Duke u ulur në një ujë të kripur me temperaturën 37 gradë celsius, u desh të kalohen 11 ditë që katër qelizat e baterisë të largohen; temperatura më pas ishte rritur në 85 gradë celsius, duke e shpërndarë pothuajse tërësisht baterinë pas tetë ditëve. Ajo bateri peshonte rreth 3.5 gramë, ku qelizat kishte përmasat 3 cm me 1.3 cm dhe ishin të vendosura 4 mm larg njëra-tjetrës. Hulumtuesit thonë që materialet janë edhe të përshtatshme dhe të parrezikshme për ambientin.

“Bateritë që mund të implantohen kërkojnë dizajnë për efikasitet energjetik, për të mundësuar operimin me bateritë e madhësive të përshtatshme me përdorim në treg,” shkruhet në punim. “Sikur me shumicën e teknologjive të baterisë, madhësia dhe kapaciteti i përgjithshëm janë të lidhura ngushtë.” Hulumtuesit kanë disa ide se si ata do të mund ta rrisin jetëgjatësinë e baterisë dhe t’i bëjnë më të vogla, siç mund të jetë trajtimi i sipërfaqeve të tyre. Ata janë të sigurt që mund të zvogëlohet deri tek një madhësi e duhur për përdorim eventual tek njerëzit, ndonëse ata nuk sugjerojnë që do të bëjnë ndonjë provë të tillë edhe për një kohë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>