Lajmet

Studim: Ekzistojnë rreth 1 milionë aplikacione të rreme që mund të rrezikojnë smartfonin tuaj

Jul 18 2014
0 Shpërndarje
Studim: Ekzistojnë rreth 1 milionë aplikacione të rreme që mund të rrezikojnë smartfonin tuaj

android-malware-100263067-largeAplikacionet e rreme të përgatitur mirë ngjasojnë së tepërmi me ato zyrtaret, por që janë krijuar me qëllim që të vjedhin të dhëna të përdoruesve dhe tashmë këto aplikacione janë rritur shumë në numër, sipas një studimi të bërë nga kompania e sigurisë Trend Micro. Kompania vështroi 50 aplikacione falas në Google Play Store (Dyqani i Aplikacioneve të Android) duke kërkuar nëse ekzistojnë versione të rreme të tyre në dyqanet e aplikacioneve.

U zbulua se versione të rreme ekzistonin për 77 % të aplikacioneve të vrojtuara. Aplikacionet e rreme zakonisht janë bërë të duken tërësisht si origjinali së bashku me të njëjtat funksione, por që mbartin një rrezik të pashmangshëm dhe në disa raste “fatal”.

“Ne kemi gjurmuar aktivitete të aplikacioneve të dëmshme dhe të rrezikshme për afro 5 vite”, tha JD Sherry, Zv. President i Teknologjisë dhe Produkteve tek Trend Micro. “Rreziku që njerëzit të mashtrohen nga këto aplikacione është shumë i lartë dhe ata mund të jenë pre e këtyre mashtrimeve lehtësisht”.

Kompania e sigurisë Trend Micro me bazë në Tokio, e cila prodhon antiviruse që mbrojnë kompjuterët, tabletet, smartfonët tanë nga të tilla rreziqe, tha se kishte gjetur 890,482 aplikacione të rreme në një vrojtim të bërë në muajin prill të këtij viti. Më shumë se gjysma rezultuan të ishim aplikacione keqdashëse kur 59,185 ishin Adware (programe që shfaqin vazhdimisht reklama të padëshirueshme) dhe 394,263 ishin aplikacione keqdashëse Malware që rrezikonin të dhënat e përdoruesve.

Rastet më të shpeshta që rezultojnë të jenë aplikacione të rreme janë kryesisht aplikacione antivirusesh dhe objektivi i tyre janë përdoruesit që mendojnë se do të mbrohen përmes këtyre aplikacioneve. Ndërsa shumica e aplikacioneve të rreme vijnë nga forume ose dyqane aplikacionesh nga palë të treta ku siguria është e dobët dhe pothuaj inekzistente, aplikacione të rreme shpesh herë kanë dëshmuar se kanë mundur të pushtojnë edhe dyqanin zyrtar të aplikacioneve të Google. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>