Analiza

Studim: Europianët nuk përftojnë shpejtësinë e internetit broadband për të cilën paguajnë

Jun 27 2013
0 Shpërndarje
Studim: Europianët nuk përftojnë shpejtësinë e internetit broadband për të cilën paguajnë

Së fundmi është kryer një studim nga Komisioni Europian në fokus të të cilit ka qenë shpejtësia e linjave fikse broadband në Europë.

Rezultati i studimit nuk ka qenë aspak i kënaqshëm pasi është zbuluar se disa klientë përftojnë më pak se gjysmën e asaj çka është premtuar nga ofruesi i kësaj teknologjie.

Në fazën e parë të raportit u zbulua se klientët Europianë marrin vetëm 74% të shpejtësisë së broadband-it që kanë paguar që do të thotë se në qoftë se keni paguar për një paketë 100 MB do të shkarkoni me shpejtësi 74Mbps, shpejtësi shumë e pranueshme, por në rast se jeni duke përdorur shërbimin DSL me tela bakri që shkon deri në 24Mbps atëherë përdoruesi do të përftojë shpejtësinë 10 Mbps, shpejtësi që le për të dëshiruar.

Ky studim është pjesë e një programi transparent të përpiluar nga BE që ka në qendër shpejtësinë e broadband-it në Europë.

Komisioni Europian është shprehur se shpejtësia mesatare e internetit broadband në vendet e Bashkimit Europian gjatë orëve të pikut ku ngarkesa arrin nivelet maksimale është 19.47 Mbps.

Ndërkohë është vënë re se lidhjet me kabëll dhe me fibër ofrojnë përkatësisht 91.4% dhe 84.4% të shpejtësisë së reklamuar. Raporti theksoi se pavarësisht se lidhjet me fibër ofrojnë shpejtësi më të larta ato janë më pak të sigurta se lidhjet me kabëll.

Gjatë këtij studimi është marrë në konsideratë edhe shpejtësia e ngarkimit (upload) e cila është vënë re se ishte pak a shumë sa shpejtësitë e publikuara nga ISP-të. Shpejtësia mesatare e ngarkimit në Europë arrin deri në 6.2Mbps. (PCWorld Albanian)

europiant

Tags >

internet
Lajmet e fundit>