Analiza

Studim: Facebook dhe Twitter mund të dëmtojnë vetëvlerësimin e vajzave të reja

Nov 10 2014
0 Shpërndarje
Studim: Facebook dhe Twitter mund të dëmtojnë vetëvlerësimin e vajzave të reja

6C7700724-facebookstock.blocks_desktop_mediumSigurisht që rrjetet sociale sot janë bërë diçka e pandashme për jetën e një individi, por ashtu si kanë anët e veta pozitive dhe efektet negative nuk janë të pakta. Sipas një studimi të kryer me mbi 30.000 studentë në Mbretërinë e Bashkuar, vetëvlerësimi i një vajze adoleshente ka pësuar rënie që nga viti 2007. Kjo ka të bëjë me bumin e përdorimit të rrjeteve sociale dhe komunikimit online.

Analistët të cilët formuluan këtë sondazh, kanë raportuar një ulje shqetësuese në numrin e vajzave 14 dhe 15 vjeçare të cilat pranojnë se kanë besim tek vetja. Sipas vëzhgimeve, deri në vitin 2007 numri i atyre adoleshentëve që kishin një vetëvlerësim të lartë kishte ritme rritjeje ndërsa pas vitit 2007 ky numër pësoi një rënie dramatike. Një sondazh para vitit 2007 regjistroi 41% të vajzave që kishin besim tek vetja ndërsa sot kjo përqindje është ulur në 33%, raporton The Guardian.

Sipas ekspertëve kjo ka ndodhur si pasojë e ekspozimit gjithnjë e më shumë të jetëve të tyre personale në rrjetet sociale online. 3 në 4 vajza 14-15 vjeçare kanë chatuar në internet dhe 13% prej tyre kanë marrë një mesazh që i ka mërzitur apo frikësuar ato. 1 në 5 kanë chatuar me njerëz të panjohur dhe 34% e nxënësve të kësaj moshë kanë kërkuar online për pornografi apo imazhe të dhunshme. Këto shifra duhet te jenë tepër shqetësuese kryesisht për prindërit në ditët e sotme, por gjithashtu duhet të marrin vëmendjen e zhvilluesve të rrjeteve sociale në mënyrë që ata të rrisin nivelet e sigurisë dhe kërkesat gjatë një regjistrimi të ri. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>