Analiza

Studim: Facebook mund të ulë vetëvlerësimin

Oct 5 2014
0 Shpërndarje
Studim: Facebook mund të ulë vetëvlerësimin

facebook_mac_book_air_reuters_creditsNëse keni kaluar një ditë të keqe me siguri do të përfundoni duke shpenzuar disa orë të mira në rrjetin social Facebook, sipas një studimi. “Kur njerëzit janë në një gjendje jo të mirë, ata fillojnë të kenë interes në njerëz më pak tërheqës, më pak të suksesshëm në rrjetet sociale,” u shpreh Silvia Knobloch-WesterWick, zhvilluesja e këtij studimi.

Këto përfundime i japin më shumë kontekst studimeve të mëparshme që zbuluan se njerëzit të cilët kalojnë më shumë kohë në rrjetet sociale priren të jenë më të vetmuar, të acaruar dhe agresiv sepse përditësimet e shokëve që shprehin gëzim apo lumturi i bëjnë të ndihen më të veçuar dhe indiferent ndaj botës duke bërë që ata ta vlerësojnë veten me pak. “Vet njerëzit kanë aftësinë të kontrollojnë se si e përdorin profilin e tyre në një rrjet social”, deklaroi Benjamin Johnson, bashkautor i studimit.

Në këtë studim morën pjesë 168 studentë kolegjesh. Sipas kërkimeve shumica e njerëzve kanë tendencën të shpenzojnë më shumë kohë në profilet e atyre që janë të suksesshëm dhe tërheqës. Por ata që janë në humor të keq i kushtojnë më shumë kohë profileve të atyre më pak interesantë. Ky studim u paraqit online në Journal Computers në Human Behaviour. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>