Analiza

Studim: Fëmijët që përdorin më pak smartfonët janë më të aftë në kuptimin e emocioneve

Aug 25 2014
0 Shpërndarje
Studim: Fëmijët që përdorin më pak smartfonët janë më të aftë në kuptimin e emocioneve

9015037562_f0cc184130_zNjë studim i ri sugjeron që përdorimi i gjatë i smartfonëve është duke dëmtuar aftësinë e fëmijëve në lexim të gjendjeve shoqërore dhe emocionale. Duke përdorur standardin e artë të testimit psikologjik, dizajnit e fushës së eksperimentimit, hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë, në Los Anxhelos, kanë marrë një përzgjedhje të rastësishme të studentëve të klasës së gjashtë dhe i kanë dërguar në një kamp të jashtëm për pesë ditë.

Në krahasim me një grup kontrolli, në grupin e kampit, “ne kostatuam që fëmijët që ishin larg ekraneve për pesë ditë kanë më shumë mundësi për ndërveprim të vërtetë me personat në lexim të emocioneve të fytyrës,” shpjegoi skuadra hulumtuese.

Hulumtuesit matën inteligjencën emocionale duke pyetur studentët që të lexojnë emocionet nga fotografitë e fytyrave të të panjohurve. Ata që ishin me inteligjencë të mirë emocionale mund të tregojnë nëse dikush është i lumtur, i mërzitur, i shqetësuar thjesht duke parë fytyrat e tyre.

Skuadra përfundoi: “Mungesa e ekraneve nënkuptoi që fëmijët mund të mbështeteshin vetëm në ndërveprim fytyrë-në-fytyrë kur komunikojnë gjatë veprimeve në kamp. Kështu, rezultatet sugjerojnë që koha e kalimit pranë një ekrani dixhital, edhe kur përdoret për ndërveprim social, mund të zvogëlojë kohën e kaluar në zhvillim të shkathtësive për lexim të shenjave jo-verbale të emocioneve njerëzore.”

Shkolla e mesme është periudhë mjaft e rëndësishme dhe paaftësia për të mos lexuar shenjat e emocioneve do të mund të përkeqësonte gjërat. Tani, kjo nuk mund të përmendet si arsyetim që të gjitha pajisjet elektronike janë të këqija.

Një studim, për shembull, gjeti që femrat që luanin video lojëra ishin më afër homologëve të tyre meshkuj në inteligjencën hapësinore. Komunikimi dixhital dhe elektronika kanë anët e tyre pozitive, por kështu kanë edhe ndërveprimet sociale. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>