Analiza

Studim: Gjysma e popullsisë botërore do të përdorë internetin në vitin 2018

Nov 21 2014
0 Shpërndarje
Studim: Gjysma e popullsisë botërore do të përdorë internetin në vitin 2018

Internet_PeopleInterneti pritet që të popullohet më shumë. Sipas disa informacioneve të reja nga firma kërkimore eMarketer, rrjeti i internetit do të arrijë deri në 2.89 miliardë përdorues aktiv në vitin 2015, ndryshe 42.5% e popullatës botërore do të jetë përdoruese e rregullt e internetit. Kjo do të shënonte një rritje me 6.2% në krahasim me numrin e njerëzve që përdorin internetin për vitin 2014. Kompania eMarketer parashikon rritje edhe në 4 vitet e ardhshme, ku rreth 3.6 miliardë e popullsisë, ose ndryshe gjysma e saj do të jenë online në internet të paktën një herë në muaj për sa i përket vitit 2018.

Ky fluks vjen nga rritja nga dita në ditë e telefonëve inteligjent me çmime të ulëta si dhe shpërndarja e mëtejshme e internetit në vende si India dhe Indonezia. Shërbimet me çmim të arsyeshëm të internetit dhe telefonët inteligjent me çmim të ulët kanë bërë rritjen e përdorimit të internetit në vende ku përdoruesit nuk e kanë pasur të mundur përdorimin e tij për shkak të infrastrukturës ose çmimeve. Vende të tilla si India dhe Indonezia priten të kenë rritje masive të njerëzve që përdorin internetin.

Kompani të ndryshe teknologjike po bëjnë të pamundur që tu krijojnë kushte njerëzve anembanë botës të përdorin internetin online. P.sh kompania jo fitimprurëse Internet.org po siguron internet falas në Zambia dhe shtetet e varfra të Afrikës Jugore. CEO i Facebook, Mark Zuckerberg gjithashtu ka lançuar një organizatë, ku së bashku me ndihmën nga kompani si Ericcson, Nokia, Qualcomm dhe Samsung do të mundësohet përhapja e internetit në çdo vend të globit. Sipas eMarketer vendet me përdoruesit më të shumtë të internetit janë Kina me 620.7 milion përdorues dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 246 milionë. (PCWorld Albanian).

Tags >

internet
Lajmet e fundit>