Analiza

Studim: Google përbën 25% të të gjithë trafikut në internet

Jul 23 2013
0 Shpërndarje
Studim: Google përbën 25% të të gjithë trafikut në internet

google traficGama e gjerë e produkteve që ofron Google përbëjnë tashmë rreth 25% të të gjithë trafikut në internet, një rritje prej 6% nga tre vitë më parë.

Të dhënat rezultojnë nga një studim që është bërë kohët e fundit.

Bazuar në matjet që u bëhen pajisjeve fundore si dhe shpërndarjes së audiencës, rezulton se Google ka trafik më të madh se Facebook, Netflix dhe Twitter së bashku, sipas Deepfield, një firmë kërkimore në infrastrukturën e internetit dhe “big data”.

Rreth 60% e të gjithë pajisjeve në internet shkëmbejnë trafik me serverët e Google gjatë një dite, u shpreh Deepfield. Analiza përfshin kompjuterët dhe pajisjet mobile si dhe qindra lloje të konsolave të lojërave apo pajisjeve si Apple TV, Roku, etj.

Studimi është kryer mbi Amerikën e Jugut dhe është ende në vazhdim. Ai ka mbuluar rreth 1/5 e konsumatorit amerikan të internetit, duke u bërë më i madhi i këtij lloji.

Arsyet e një suksesi kaq të madh të Google vlerësohet se janë rritja eksponenciale e serverëve si dhe suksesi i padiskutueshëm i një sërë produktesh si YouTube (të cilën kompania e bleu për 1.65 miliardë $ në vitin 2006), pajisjet me Android apo shërbime të tjera si Google Drive.

Craig Labovitz, bashkëthemelues i Deepfield u shpreh se, “Nëse keni një pajisje me internet, shanset më të mëdha janë që në fund të ditës do të keni shkëmbyer informacione me serverët e Google.” (PCWorld Albanian)

google trafic1

Tags >

Google
Lajmet e fundit>