Analiza

Studim: Google po humbet dominimin në kërkimet nga pajisjet mobile

Jun 9 2014
0 Shpërndarje
Studim: Google po humbet dominimin në kërkimet nga pajisjet mobile

mobile-searchSipas kompanisë hulumtuese të tregut eMarketer, Google është duke humbur dominimin në tregun mobil. Sipas kësaj kompanie, përdoruesit janë duke u bërë më të sofistikuar teksa rritet përdorimi i pajisjeve mobile si smartfon dhe tablet. Hulumtimi i tyre po ashtu përfundon që përdoruesit janë më tepër duke u mbështetur në aplikacione se sa në shfletues dhe veprimtaria e kërkimit në pajisje mobile dallon nga ajo në desktop. Kjo është njëra nga arsyet se pse Google është duke e humbur dominimin. Edhe pse kërkimi i bazuar në shfletues është një veprimtari e zakonshme mes poseduesve të pajisjeve mobile, makinat e kërkimit nuk janë domosdo vendi i parë ku kthehen përdoruesit e smartfonëve dhe tabletëve.

Sipas analistes të lartë për pajisje mobile në eMarketer, Cathy Boyle, rritja e numrit të aplikacioneve mobie dhe e përdorimit të pajisjeve mobile në përgjithësi ka sjell alternativa të tjera për gjetjen e informacioneve. Sipas eMarketer, Google posedoi 82.8 për qind të tregut të kërkimit mobil që kishte vlerën 2.24 miliardë dollarë gjatë vitit 2012. Dhe rënia është e theksuar, pasi që rezultatet tregojnë që kjo rënie është në shifrën 68.5 për qind gjatë vitit 2013, ndërsa gjatë vjeshtës së këtij viti pritet të arrihet vetëm 65.7 për qind e tregut. Konkurrentët e tjerë duke përfshirë Yahoo dhe Bing, aplikacionet si Kayak, Shazam dhe Yelp janë duke marrë fitimet nga kërkimet në pajisje mobile.

“Kërkimi i bazuar në aplikacione është një fenomen i ri që zbehet në krahasim me praktikat jetëgjata të kërkimit me makinë kërkuese dhe shkalla sipas të cilës përdoruesit mbështeten në të dy metodat për gjetjen e informacionit është e paqartë. Ende, në dritën e popullaritetit në rritje dhe kohës së shpenzuar me aplikacione, reklamuesit e tregut që e njohin këtë veprimtari dhe përqendrohen në rritjen e dukshmërisë brenda aplikacioneve që kanë të bëjnë me industrinë dhe objektivat e tyre të biznesit do të pozicionoheshin më së miri për t’u lidhur me numrin më të madh të përdoruesve mobil,” tha Boyle.

Sidoqoftë, Greg Sterling, që është analisti kryesor në Sterling Market Intellignece, tha që raporti nga eMarketer jep një paraqitje ndryshe nga ai që është në të vërtet. Sipas tij, më tepër para janë duke rrjedhur në reklamimin mobil që është duke u shpërndarë tek të tjerët. Sipas tij, tregu është duke u rritur dhe Google nuk është vetëm makinë kërkimi, por kur bëhet fjalë për përfitime, Google mbizotëron ndaj kompanive të tjera. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>