Lajmet

Studim: Instagram më i preferuar nga të rinjtë se sa Facebook dhe Twitter

Oct 11 2014
0 Shpërndarje
Studim: Instagram më i preferuar nga të rinjtë se sa Facebook dhe Twitter

Një sondazh i ri nga një bankë investuese dhe një firmë e manaxhimit të aseteve, ka zbuluar se 9 nga 10 të rinj amerikan përdorin rrjetet sociale dhe konsiderojnë Instagramin si më të rëndësishmin. Gjatë studimit, analistët ekzaminuan se si preferencat e mediave sociale kanë ndryshuar tek të rinjtë gjatë 6 muajve të fundit.

Instagram

Rezultoi se Instagram është bërë më i preferuar, ai përdoret rregullisht nga 76% e të rinjve. TWitter rankohet në vendin e dytë, përdoret nga 59% e të rinjvë, ndërsa Facebook gjendet në vend të tretë duke pësuar një rënie në popullaritetin e tij. Vetëm 45% e të pyeturëve thanë se e përdornin këtë rrjet social, përdorshmëria e të cilit ka rënë me 27% krahasuar më pranverën e viti të kaluar.

Pinterest dhe Tumblr përdoren secili në një përqindje 20%. 20% e të rinjve të tjerë u shprehën se ata përdorin një rrjet social që nuk gjendet në pyetësor, që mendohet të jetë ndonjë rrjet social anonim për shkëmbimin e mesazheve, i ngjashëm me SnapChat. (PCWorld Albanian)

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>