Analiza

Studim: Interneti konsiderohet më i rëndësishëm se ushqimi dhe strehimi

Jun 22 2013
0 Shpërndarje
Studim: Interneti konsiderohet më i rëndësishëm se ushqimi dhe strehimi

Besojeni ose jo, shumë njerëz nëpër botë e konsiderojnë internetin si shumë më të rëndësishëm se ushqimi apo strehimi.

TP-Link, një ofrues i teknologjisë broadband ka publikuar rezultatet e një ankete të realizuar në Britaninë e Madhe ku të bën përshtypje fakti që 42% e meshkujve kanë deklaruar se në qoftë se do t’ju duhej të zgjidhnin midis ushqimit dhe strehimit apo Internetit pa diskutim do të përzgjidhnin mundësinë e aksesimit të Internetit.

Ndërkohë rreth 50% e të anketuarve janë përgjigjur se i dedikojnë shumë më tepër kohë qëndrimit on line sesa gjumit.

Eric Wang, menaxher i TP-Link U.K është shprehur: “Ashtu si duket edhe nga rezultatet e studimit, në këtë botë dixhitale gjithnjë në rritje, të qenurit on line është një prej shqetësimeve kryesore të njerëzve në britani”.

Një prej arsyeve kryesore pse të anketuarit e klasifikojnë internetin si një nevojë madhore është fuqia e tij për të forcuar miqësinë midis njerëzve dhe për të krijuar marëdhënie të reja. Rreth 51% e të anketuarve janë përgjigjur se Interneti ka ndihmuar miqësitë e tyre.

Nga përgjigjet gjithashtu është zbuluar se fuqia e Internetit arrin deri te miqësia, Pasi nuk ka mundur që të ndihmojë lidhjet midis çifteve. Vetëm 7% e të anketuarve janë përgjigjur se Interneti ka pasur një impakt pozitiv në jetën e çifteve.

Për të realizuar këtë anketim janë pyetur 3000 meshkuj dhe femra që jetojnë në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë. Mosha e tyre varionte nga 18 deri në 55. (PCWorld Albanian)

Internet

Tags >

internet
Lajmet e fundit>