Analiza

Studim: iPhone 6 dhe 6 Plus më të fortë dhe të qëndrueshëm se Galaxy S5 dhe iPhone 5S

Sep 22 2014
0 Shpërndarje
Studim: iPhone 6 dhe 6 Plus më të fortë dhe të qëndrueshëm se Galaxy S5 dhe iPhone 5S

iphone-6Sipas një studimi, dy smartfonët më të fundit të lançuar nga Apple janë më të qëndrueshëm se smartfonët e lançuar më parë nga kjo kompani apo se smartfoni më i mirë Android.

Kompania SquareTrade që kreu këtë studim i vlerësoi telefonët bazuar në 8 faktorë që përfshinin madhësinë, peshën, kualitetin e ekranit apo pjesës së pasme, aftësinë e rrëshqitjes etj.

iPhone 6, i cili ka një ekran 4.7 inç, ja doli më mirë se të gjithë në një sërë testesh që matën se sa të durueshëm janë telefonët ndaj aksidenteve të përditshme, pretendon SquareTrade. iPhone 6 Plus, me një ekran 5.5 inç ishte i dyti në listë që i kaloi të gjitha provat. Ky smartfon humbi pikë për shkak se ka shumë mundësi të bjerë nga dora e përdoruesit duke qenë se ka përmasa goxha të mëdha dhe është e vështirë të mbahet në dorë.

iPhone 5S u rendit më mirë se Samsung Galaxy S5. Smartfoni i Samsung mori pak pikë sidomos në provën e rrëshqitjes, sa më shumë të rrëshqasë një telefon, aq më shumë mundësi ka të bjerë nga tavolina. Por pavarësisht këtyre, të katërt telefonët demonstruan një rrezik mesatar thyerje dhe nuk rezultuan diferenca të mëdha mes tyre. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>