Analiza

Studim: iPhone 6 Plus është më i preferuari në Azi

Nov 21 2014
0 Shpërndarje
Studim: iPhone 6 Plus është më i preferuari në Azi

iphone-6-plus-japan-launch-1Konsumatorët kinezë “kanë rënë në dashuri” me iPhone 6 Plus, sipas një raporti nga AppLovin të publikuar të enjten.

AppLovin bëri kërkime në më shumë se 24 reklama çdo ditë dhe nxori si përfundim se raporti mes iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus aktualisht në rang global ishte 80/20. Por u vu re që në disa vende të Azisë, iPhone 6 Plus ishte shumë më i preferuar se iPhone 6 normal.

Sipas studimit, 35% e konsumatorëve kinezë blinin një iPhone 6 Plus në vend të një iPhone 6, afërsisht dyfishi i përqindjes në rang global. Në Japoni dhe Vietnam kjo shifër ishte akoma më e lartë, 36%. Ndërsa në Filipine, iPhone 6 Plus blihej nga 37% e konsumatorëve. Koreja e Jugut ishte i vetmi vend në Azi që mbante një numër poshtë 35%, këtu vetëm 29% e konsumatorëve blejnë një iPhone 6 Plus.

Popullariteti i iPhone-t gjigant në Azi është surprizues duke marrë parasysh faktin se konsumatorët japonezë po kërkonin më shumë një iPhone 6 se sa iPhone 6 Plus në momentin e lançimit të tyre në muajin shtator. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>