Analiza

Studim: iPhone më i besueshëm se smartfonët e Samsung-ut

Feb 25 2013
0 Shpërndarje
Studim: iPhone më i besueshëm se smartfonët e Samsung-ut

iphone Sipas një raporti të fundit të realizuar përmes pyetjeve dhe përgjigjjeve në faqen FixYa, iPhone është smartfoni të cilit përdoruesit i besojnë më tepër se atyre nga Motorola, Samsung dhe Nokia.

Studimi analizoi të dhënat nga 722,558 raportime problemesh që gjendeshin të listuara në faqe, dhe i ndërthuri këto informacione me të dhënat mbi përqindjen e tregut nga StatCounter, për të krijuar kështu një vlerësim më të mirë lidhur me besueshmërinëe secilit prodhues smartfonësh.

Sipas rezultateve, Apple arrin shifrën 3.47, që do të thotë se është emër 187% më i besueshëm se vlera 1.21 e Samsung-ut, si dhe 25 herë më i besueshëm se Motorola. “Raporti ynë i fundit ka vërejtur seritë e iPhone, Galaxy, apo Lumia, duke bërë një krahasim mes markave bazuar në një analizë të kujdesshme të gjeneruar nga problemet dhe përqindjen e tregut. Rezultatet janë të sakta dhe të drejta.”

Studimi ka analizuar edhe problemet më të shpeshta me të cilat ndeshen përdoruesit e smartfonëve të ndryshëm. Për shembull, përdoruesit e smartfonëve të Apple ankohen shpesh lidhur me jetëgjatësinë e baterisë, mungesës së karakteristikave të reja, personalizimit dhe problemet me Wi-Fi.

iphone tabelaNga ana tjetër, përdoruesit e Samsung-ut, kanë probleme komplet të ndryshme. Ata ankohen shpesh lidhur me mikrofonin dhe bokset e telefonit, por nuk mbetet pas edhe jetëgjatësia e baterisë. Një tjetër çështje e diskutuar shpesh është edhe nxehja e pajisjes.

Problemet me temperaturën e smartfonëve ishin një çështje e rëndësishme edhe për përdoruesit e Nokia-s, të cilët ankoheshin edhe për vonesën në përgjigjje, ekosistemin e dobët të aplikacioneve dhe jetëgjatësinë e baterisë. Të vetmit përdorues që nuk ankoheshin për jetëgjatësinë e baterisë ishin ata të Motorola-s (ndoshta për shkak të baterisë mjaft të mirë të Droid Razr dhe Droid Razr Maxx). Problemet me të cilat ndesheshin ata ishin kamera dhe cilësia e bokseve si dhe problemet me prekjen e ekranit. Nga ana tjetër, ata nuk ishn aspak të kënaqur me aplikacionet e instaluara paraprakisht në pajisjet e tyre.

Raportin e plotë nga Fix Ya e gjeni tek ky link. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>