Lajmet

Studim: Krimi kibernetik mund ti kushtojë SHBA-ve deri në 140 miliardë $

Jul 24 2013
0 Shpërndarje
Studim: Krimi kibernetik mund ti kushtojë SHBA-ve deri në 140 miliardë $

Në vitin 2009, McAfee publikoi një studim që krimi kibernetik në ekonominë amerikane kushtonte 1 trilion dollarë. Që atëherë, shifra vjetore prej 1 trilion është cituar nga disa politikanë dhe administrata e presidentit Obama si arsye për të ngritur masat mbrojtëse të këtij shteti dhe ndjekjes së hakerëve dhe kriminelëve të tjerë në ueb. Të hënën, një studim i ri i shkruar nga McAfee e uli atë shifër mjaft shumë. Studimi i ri, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIC), projektoi që krimi kibernetik mund t’i kushtojë SHBA-së mes 20 miliardë dhe 140 miliardë dollarë.

Raporti nga CSIS tha që kishte ri-shqyrtuar metodat e McAfee për të llogaritur ndikimin e krimit kibernetik, por numrat e vet ende nuk ishin përfundimtarë, që tregon për arsyen e vargut mes 20 miliardë dhe 140 miliardë dollarë deri tani. Njëra nga arsyet kryesore pse McAfee në vitin 2009 vlerësoi dëmet e krimit kibernetik në vlerë prej 1 trilion dollarë ishte një përpjekje me të meta në llogaritjen e shpenzimit që një ndërmarrje shpenzon kur i vidhen të dhënat. Në 2009-ën, McAfee llogariti humbjen e të dhënave si të barabartë me atë që do të kushtonte blerjen e asaj që ishte vjedhur. Studimi i ri llogariti jo sa do të shpenzoheshin për të marrë çfarë ishte vjedhur, por sa do të mund t’i kushtonte një ndërmarrjeje tani që dikush tjetër ka vjedhur informacionet.

“Duke pasur problemet e grumbulluara me të dhëna, vlerësimet e ulëta bazohen në supozime rreth shkallës dhe efektit – ndryshimi i supozimit dhe ju merrni rezultate shumë të ndryshme,” thuhet në raport. “Këto probleme mund të lënë shumë vlerësime të hapura për t’u shqyrtuar.”

Në fakt, raporti prek qartas që vendosja në vlerësim e shifrave financiare të krimit kibernetik nuk është humbje e një shkence të saktë. Për më tepër, disa ndërmarrje me gjasë “fshehin humbjet e tyre dhe disa nuk janë në dijeni se çfarë është ndërmarrë, duke ndërlikuar më tutje përpjekjet për të arritur tek një gjendje e qëndrueshme. Studimi vlerëson po ashtu që ndërmarrja “nuk mundet me saktësi të vlerësojë vlerën e dollarit në humbje në teknologjinë e ushtrisë,” për shkak të mungesës së të dhënave të mjaftueshme në dispozicion. (PCWorld Albanian)

haker shba

Tags >

haker
Lajmet e fundit>