Lajmet

Studim: Kur kërkoni në Google, vetëm 13% e ekranit ka rezultate konkrete

Jul 11 2013
0 Shpërndarje
Studim: Kur kërkoni në Google, vetëm 13% e ekranit ka rezultate konkrete

Aaron Harris, bashkëthemeluesi i Tutorspree, shpjegoi në një postim blogu studimin e bërë mbi masën reale të rezultateve të vërteta organike duke kërkuar “auto mechanic” në Google, nga zyra e tij në qytetin e New York.

Harris analizoi rezultatet e dala nga Google në faqen e saj dhe vlerësoi se sa piksel zinte çdo pjesë e faqes.

Rezultatet organike të kërkimit bazohen më shumë në fjalën e vendosur për kërkim se sa në faqet që përmbajnë reklamime. Ai vlerësoi se vetëm 13% e ekranit aktualisht është me rezultate organike nga kërkimi. Fokusi ishte në maj të faqes pa kaluar tek ashensori i faqes.

Harris shkroi se pjesa tjetër e ekranit të tij ishte e zënë nga produkte të Google ku dallohen: 29% fjalë reklamash, 14% ishte butoni i navigimit dhe 7% ishte e mbuluar nga rezultate me Google Map.

Ja çfarë shkruan Harris në një postim blogu: “Google po ndërton një version të ri të motorit të kërkimit. Gjithsesi aktualisht ky motor kërkimi i shërben vetëm produkteve të Google.”

Në një test tjetër kërkimi ku u përdor termi “Italian Restaurant”, Harris vlerësoi se vetëm 7% e hapësirës së ekranit zihej nga rezultate organike. Në aparatin telefonik , ai zbuloi se kur e kërkonte “Italian Restaurant” 0% ishin rezultate organike.

Ajo çfarë vuri re Harris është zhvendosja e Google nga qëllimi i saj parësor i motorit të kërkimit. Gjatë gjashtëmujori të parë të vitit 2012 Google mori më shumë të ardhura nga reklamat se sa të gjitha publikimet e printuara në Shtetet e Amerikës të marra së bashku. (PCWorld Albanian)

Google Search

Tags >

Google
Lajmet e fundit>