Analiza

Studim: Lojërat 3D ndikojnë negativisht në emocionet e atyre që luajnë

Oct 23 2014
0 Shpërndarje
Studim: Lojërat 3D ndikojnë negativisht në emocionet e atyre që luajnë

2a6f5323489d3db70c0ef547ac70a7d66e1188cfTeknologjia e sotme 3D mund ti bëjë lojërat më interesante, por nga ana tjetër i bën ata që luajnë të jenë më të inatosur e të egër. Një studim i Universitetit Ohio State ekzaminoi nivelet e inatosjes apo mërzitjes tek lojtarët pasi ata kishin luajtur lojëra 2D dhe 3D. Studimi arriti në përfundimin se lojërat 3D mund të shkaktojnë disa emocione negative tepër serioze. Ato rrisin nivelin e mërzitjes dhe egërsisë tek lojtarët si pasojë e skenave të dhunës që kanë. Me avancimin e teknologjisë po rriten dhe efektet negative mbi përdoruesit.

Një grup prej 194 studentësh luajtën Grand Theft Auto IV në një ekran 17 inç 2D, 96 inç 2D dhe 96 inç 3D. Gjysmës së tyre iu kërkua të luanin një lojë të dhunshme, ndërsa të tjerëve një lojë normale jo të dhunshme. Pas çdo seksioni ata shprehën ndjenjat e tyre duke përdorur numrat nga 1 deri tek 5. Studentët të cilët luajtën lojëra jo të dhunshme ishin tepër të relaksuar e të qetë pavarësisht se në çfarë ekrani po luanin. E kundërta me ata që luajtën lojëra të dhunshme të cilët u shprehën se ishin të inatosur dhe aspak të qetë pasi luajtën në një ekran 3D.

Zhvilluesit e studimit deklaruan se kombinimi i lojërave të dhunshme dhe ekranit 3D mund të sjellë shumë probleme dhe kjo është diçka që duhet marrë parasysh nga të gjithë duke filluar nga prodhuesit e pajisjeve elektronike, atyre të lojërave, përdoruesit dhe prindërit. (PCWorld Albanian)

Tags >

3Dlojera
Lajmet e fundit>