Analiza

Studim: Luajtja si terrorist në lojëra mund të rris ndjeshmërinë morale

Jul 6 2014
0 Shpërndarje
Studim: Luajtja si terrorist në lojëra mund të rris ndjeshmërinë morale

2583437-0880507523-24879Një studim i ri i publikuar në revistën akademike Psikologjia Kibernetike, Sjellja dhe Rrjeti social ka gjetur një lidhje mes dhunës dhe akteve të pamoralshme në video lojëra dhe rritjes së fajit dhe simpatisë së lojtarit. Hulumtuesit shikuan në një grup prej 185 njerëzve gjatë këtij studimi dhe ata ishin ndarë në dy grupe. Njëri grup ishte vendosur në situata që shkaktonin faj – luajtja si terrorist në një lojë ose të menduarit për çaste të fajësisë – dhe grupi tjetër ishte përdorues si kontrollues – duke luajtur si një paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara ose rikujtim të çasteve që nuk përfshinin fajësime.

Pas kryerjes së detyrave, pjesëmarrësit mbushën disa anketa për moralin dhe një shkallë të fajit për të matur ndjeshmërinë e tyre morale. Rezultatet e studimit gjetën që ndjenjat e rritura të fajit ishin të lidhura me dhunën e shkaktuar nga terroristët brenda lojës.

Matthew Grizzard që është ndihmës profesor në Universitetin e Buffalo-s dhe udhëheqës i studimit shpjegon: “Ne gjetëm që pasi një subjekt luajti një video lojë të dhunshme ata u ndjenë me faj dhe ai faj ishte lidhur me ndjeshmërinë më të madhe drejt dy caqeve që ata dëmtuan – ata që kujdesen/dëmtojnë dhe për drejtësinë/reciprocitetin (që ata shkelën).”

Kjo nënkupton po ashtu që njerëzit që luajtën si ushtarë paqeruajtës, edhe nëse ata kryenin të njëjtat punë, nuk e ndjenin të njëjtën përqindje të fajit sikur ata që luanin si terroristë. “Një amerikan që luajti një lojë të dhunshme “si një terrorist” me siguri do ta vlerësonte figurën e tij si të padrejtë dhe me sjellje të dhunshme – shkelje e drejtësisë/reciprocitetit dhe domeneve të dëmit/kujdesit – për të qenë më i pamoralshëm se sa kur ai ose ajo e i bëri të njëjtat akte në rolin e një “paqeruajtësi të KB (Kombeve të Bashkuara),” shpjegon Grizzard.

Së fundi, studimet për efektin e video lojërave të dhunshme kanë qenë të debatueshme: gjetjet e kaluara kanë treguar që video lojërat e dhunshme mund të rrisin agresionin. Dhe madje në muajin shkurt, një profesor nga shteti i Ohio-s deklaroi që video lojërat e dhunshme i bëjnë njerëzit të pandjeshëm ndaj dhimbjes dhe vuajtjeve të të tjerëve. Sikur me çdo studim, duhet të presim që gjetjet të përsëriten dhe më tepër hulumtime të bëhen përpara se mund të themi diçka përfundimtare. Sidoqoftë, ky është një ndryshim interesant në shkencë prapa dhunës në lojëra. Le të shpresojmë që kjo do të motivojë kryerjen e hulumtimeve shtesë për efektet pozitive dhe negative të video lojërave. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>