Lajmet

Studim: Në 5 vite, shumica e softuerëve të blerë do të jenë me burim të hapur

May 19 2013
0 Shpërndarje
Studim: Në 5 vite, shumica e softuerëve të blerë do të jenë me burim të hapur

Nuk është befasuese që shumica e ndërmarrjeve janë të interesuara në softuerët me burim të hapur këto ditë, por a e dini që shumica e vendim-marrësve ekzekutivë mund ta shohin veten duke punuar me sfidues një ditë për të përmirësuar burimin e hapur?

Kjo është sipas një studimi të sapo-lëshuar nga North Bridge Venture Partners dhe Black Duck Software, raporton Dennis McCafferty në CIO Insight.

Open Source shihet sot si një ndihmesë e mundshme për inovacion dhe bashkëpunim në ndërmarrje. Teksa më shumë zhvillues bashkohen për të zgjidhur problemet, frika e vjetër që softueri me burim të hapur mund të pësojë në cilësi dhe funksionim duket që do të largohet.

Studimi, që përfshinte më tepër se 820 CIO, menaxherë të IT-së dhe ekzekutivë të tjerë, gjeti që në pesë vite, më tepër se gjysma e softuerëve të lirë do të jenë me burim të hapur. Cilësia e përmirësuar, largimi nga bllokimi i prodhuesve dhe përkulshmëria e librarive softuerike ishin top faktorët që mund të ndikojnë në famën e tij.

Katër të pestat e pjesëmarrësve në studim thanë që komuniteti i burimit të hapur iu ofron atyre një rrugë për të zvogëluar shpenzimet në zhvillim dhe mirëmbajtje. Për 89 për qind, top faktori i konsideruar gjatë peshimit të softuerit me burim të hapur përballë atij pronësorë është maturia e projektit.

Më tepër se gjysma thanë që ata presin që ndërmarrjet të jenë duke punuar me kundërshtarët e tyre në komunitetet e përqendruara në industri të open-source në tri vitet e ardhshme. (PCWorld Albanian)

opern sourc3e

Tags >

softuer
Lajmet e fundit>