Analiza

Studim: Nënat me fëmijë nën 5 vjeç, më aktivet në rrjetet sociale

Nov 8 2013
0 Shpërndarje
Studim: Nënat me fëmijë nën 5 vjeç, më aktivet në rrjetet sociale

mmswthchiolda80fNjë studim i ri nga kompania e shërbimeve informative Experian, pretendon të ketë arritur në përfundimin se mamatë me fëmijë nën 5 vjeç janë më aktivë nëpër rrjetet sociale sesa publiku i gjerë.

Sipas studimit, këto nëna janë më të prirura për të postuar komente në uebfaqet e rrjeteve sociale më shumë se pjesa tjetër e popullsisë amerikane. “Ne zbuluam se Facebook-u është më i prefereuari nga mamatë me fëmijë të vegjël”, – tha Suzanne Blackburn, një zëdhënëse e kompanisë.

Të dhënat për studimin u nxorrën nga intervista të mbledhura nga “Studimi Kombëtar i Konsumatorit”, i cili ekzaminoi traditat online dhe ofline të 25,000 të rriturve amerikanë. Gjithashtu kompania mblodhi të dhëna edhe nga Hitwise, e cila mat trafikun nëpër rrjete dhe formulon raporte kërkimi.

Kryesisht mamatë me fëmijë të vegjël i përkisnin pothuajse të njëjtës grup moshe, 25 vjeç – 34 vjeç, mosha mesatare ishte 32.5 vjeç, tha Blackburn.

Është interesant fakti, që kjo moshë ndikonte në sjelljet e saj online sipas raportit, Mamatë me fëmijë midis moshës 6-10 vjeç janë më pak aktive në rrjetet sociale se ato me fëmijë më të vegjël.

Përvec aktivitetit të ngjeshur nëpër rrjetet sociale, këto nëna me fëmijë ishin më të prirura të blinin online duke përdorur pajisje mobile, ku lider rezulton iPad. “iPad ishte fituesi i qartë nga të dhënat që morëm tha Blackburn.

“Përqindja nga firmat e tjera të tabletave ishte kaq e ulët sa ishte shumë e thjeshtë për ne të nxirrnim rezultatet.” Të dhënat e bashkuara na tregojnë shembullin që marrin fëmijët me sjelljen ndaj pajisjeve teknologjike të nënave të tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>