Analiza

Studim: Niveli i kënaqësisë së konsumatorëve për kompjuterët personalë është në ulje

Sep 22 2013
0 Shpërndarje
Studim: Niveli i kënaqësisë së konsumatorëve për kompjuterët personalë është në ulje

acsi-reportNga një studim i kryer së fundmi me qëllim matjen e nivelit të kënaqësisë së konsumatorëve për kompjuterët personalë është arritur në përfundimin se tabletët preferohen më tepër se laptopët dhe se kompjuterët personalë po preferohen gjithnjë e më pak.

Ky studim tregon se konsumatorët janë të prirur drejt inovacionit dhe kompanitë janë gjithnjë e më tepër nën trysni për të ofruar produktin e kërkuar sa më shpejt të jetë e mundur.

Kompanitë me ide krijuese, por që njëkohësisht ruajnë nivele të larta të kënaqësisë së konsumatorëve do mund të kenë sukses në treg.

Të dhënat kanë treguar se ndërmjet prodhuesve të pajsjeve, Apple qëndron në vend të parë me 87 nga 100 pikë përsa i përket kënaqësisë që iu fal konsumatorëve. Në vend të dytë është HP me 80 pikë më pas renditet Dell me 79 pikë, Toshiba me 78 dhe Acer me 77 pikë.

Mesa duket përditësimi i Windows 8 nuk ka ndikuar në tërheqjen e më tepër konsumatorëve apo në rritjen e shitjeve të kompjuterëve desktop. (PCWorld Albanian)

Tags >

pc
Lajmet e fundit>