Analiza

Studim: PC-të kryesojnë në shitjen e harduerëve për lojëra

Jul 17 2014
0 Shpërndarje
Studim: PC-të kryesojnë në shitjen e harduerëve për lojëra

pc-dominates-gaming-hardware-sales_m644Luajtja në PC ka shtuar kryesimin ndaj konsollave në tregun e harduerëve dhe me siguri mund të quhet “dominante” në industri, siç tregon një studim i fundit nga John Peddie Reserach.

Studimi gjeti që tregu i lojërave për PC është me vlerë prej 21.5 miliardë dollarë – që është më tepër se dyfishi i madhësisë së sfiduesve të vet në industrinë e konsollave. Raporti mori në llogari shitjet në treg të kompjuterëve personalë, pajisjeve ndihmëse, përditësimeve dhe formave të tjera të harduerëve të përdorur për qëllime për lojëra.

Analisti i lartë për lojëra, Ted Pollak thotë që kjo gjë është udhëhequr si nga lojtarët e zakonshëm që kalojnë në platforma mobile, si dhe më tepër nga lojtarët “hardocore” që dëshirojnë përvoja në lojëra që nuk janë në dispozicion nëpërmjet teknologjisë së konsollave.

Jon Peddie, që është president i JPR, ia vesh këtij suksesi teknologjisë më të avancuar: “Nvidia, Intel dhe AMD kanë CPU dhe GPU entuziaste që janë aq të fuqishme, sa që kur kombinohen me SSD dhe memorie të shpejt, ato absolutisht e zhdëpin fuqinë kompjuterike dhe mundësitë e lojërave për gjeneratën më të re të konsollave” dhe që “lojtarët e përkushtuar për PC… janë përdorues të zakonshëm dhe paguajnë mijëra dollarë për mundësinë për të luajtur lojërat në opsionet shumë të larta.” (PCWorld Albanian)

Tags >

lojerapc
Lajmet e fundit>