Analiza

Studim: Përdoruesit e Facebook-ut ndajnë më tepër të dhëna personale se në vitet e kaluara

Mar 11 2013
0 Shpërndarje
Studim: Përdoruesit e Facebook-ut ndajnë më tepër të dhëna personale se në vitet e kaluara

Views of The Facebook Inc. Logo Ahead of EarningsUniversiteti Carnegie Mellon ka realizuar një studim mbi 5000 përdorues Facebook-u gjatë një harku kohor prej gjashtë vitesh (2005 – 2011).

Në raport shkruhet se edhe pse njerëzit janë më tepër në dijeni të problemeve mbi privatësinë që mund të vijnë si rezultat i politikave të reja të rrjetit social, ata ndajnë më tepër informacione personale me miqtë e tyre, krahasuar me vitet e kaluara.

Ndoshta ju do të mendonit se përdoruesit e Facebook-ut kanë filluar t’i besojnë papritur më tepër rrjetit social në krahasim me më parë, por kërkuesit në Carnegie Mellon shprehen se nuk është kjo arsyeja.

Me rritjen e numrit të anëtarëve në Facebook, përdoruesit filluan të kujdeseshin më tepër për privatësinë e tyre, veçanërisht falë opsioneve të reja të privatësisë.

Facebook-u i prezantoi kontrollet e detajuara të privatësisë në vitin 2010 dhe që në atë kohë, përdoruesit kanë filluar të ndajnë më tepër të dhëna personale duke i bërë të dukshme postimet e tyre për grupe të caktuara miqsh apo më gjerë.

Tashmë, po bëhen rreth 3 vjet që prej lançimit të opsioneve të reja mbi privatësinë, dhe kërkuesit shprehen se grupi që është marrë në studim nuk e kishte reduktuar sasinë e postimeve që ndante në Facebook, madje edhe me personat që nuk i kishin në listën e miqve. (PCWorld Albanian)

facebook study

Lajmet e fundit>