Analiza

Studim: Përdoruesit e iPhone janë më besnikë se përdoruesit e Android

Jun 13 2013
0 Shpërndarje
Studim: Përdoruesit e iPhone janë më besnikë se përdoruesit e Android

Shitësit e Android nuk duhet të pretendojnë se mund të mbështeten tek klientët aktualë të Apple.

Ky ka qenë dhe përfundimi i një studimi të publikuar nga Retrevo, kompani që merret me krahasimin e pajisjeve të ndryshme. Më konkretisht është zbuluar se rreth 81% e përdoruesve aktualë të iPhone-ve kanë deklaruar se sapo të përfundojë kontrata, pajisja e ardhshme që do të blejnë do të jetë përsëri Apple. Një pjesë prej 14% u identifikua si e “pavendosur” dhe vetëm 4% e tyre janë shprehur se kanë në plan të blejnë një pajisje Android.

Përsa i përket përdoruesve të sistemit Android mund të themi se vetëm 2/3 e tyre (rreth 63%) janë shprehur se do të jenë besnikë ndaj kompanisë dhe do të përdorin po të njejtin sistem. 23% e tyre janë shprehur se janë të pasigurt në lidhje me preferencat e tyre në të ardhmen, ndërsa 12% kanë vendosur të përdorin iPhone në vazhdimësi.

Disa gjetje të tjera interesante në këtë studim janë:

– 17% e përdoruesve të iPhone dhe 21% e përdoruesve të Android do të dëshironin ekrane me përmasa më të mëdha.

– 5% e përdoruesve të iPhone do të donin një iPhone me çmim më ekonomik.

– Meshkujt preferojnë më tepër smartfonë Android, ndërsa femrat janë më të prirura ndaj përdorimit të iPhone-it.

– 35% e përdoruesve të iPhone janë shprehur se po shtyjnë blerjen e një pajisjeje të re pasi janë duke pritur produktin e ardhsëm që do të ofrojë Apple. Tek përdoruesit e Android besnikëria është më e ulët (6%).

– Vetëm 6% e njërëzve kanë shprehur entuziazëm në lidhje me prodhimin e iWatch. (PCWorld Albanian)

iphone vs samsung

Lajmet e fundit>