Analiza

Studim: Përdoruesit i marrin parasysh paralajmërimet për siguri nga shfletuesit e uebit

Jul 13 2013
0 Shpërndarje
Studim: Përdoruesit i marrin parasysh paralajmërimet për siguri nga shfletuesit e uebit

Sipas një studimi të ri, paralajmërimet e sigurisë që paraqiten nga shfletuesit e uebit janë më efektive në frenimin e veprimeve të rrezikshme se sa që ishte besuar më herët.

Studimi konstatoi se si përdoruesit reagojnë ndaj paralajmërimeve të shfaqura nga Firefox dhe Chrome, që i paralajmërojnë përdoruesit për përpjekjet për vjedhje, sulme keqdashëse dhe certifikime të pavlefshme SSL (Secure Sockets Layer).

Ishte menduar në masë të madhe që shumica e përdoruesve i injoronin paralajmërimet, duke u bazuar në disa studime të lëshuara mes viteve 2002 dhe 2009. Sidoqoftë, në katër vitet e kaluara, paralajmërimet në shfletues janë ridizajnuar, por efekti i dizajnit të ri tek përdoruesit nuk ishte studiuar.

Për shembull, shiritat me vegla që i paralajmëronin përdoruesit për sulmet e mundshme mashtruese janë zëvendësuar me paralajmërime që mund të ndikojnë në sjelljen e njerëzve, thuhet nga hulumtuesit që kanë marrë pjesë në studim.

Më tepër se 25 milionë përshtypje për paralajmërime të paraqitura nga Chrome dhe Firefox në maj dhe qershor ishin analizuar. Të dhënat ishin grumbulluar nga programet telemetrike të përdorur nga Mozilla dhe Firefox që grumbullojnë ato që hulumtuesit i quajnë të dhëna “të shkruara me pseudonim” nga shfletuesit e përdoruesve të pajtuar për ta bërë këtë.

Në rastin e dy shfletuesve, më pak se 25 për qind e përdoruesve kanë zgjedhur që të tejkalojnë paralajmërimet e sulmeve keqdashëse dhe mashtruese dhe vetëm një e treta e përdoruesve kanë kaluar përgjatë paralajmërimeve SSL të paraqitura nga Firefox.

“Kjo dëshmon që paralajmërimet e sigurisë mund të jenë efikase në praktikë: ekspertët e sigurisë dhe arkitektët e sistemeve nuk duhet të humbasin qëllimin e informacionit për siguri të komunikimit për përdoruesit e fundmë,” thuhet në studim, që është paraqitur në Konferencën e Përvitshme Teknike Usenix 2013 në San Jose, Kaliforni, gjatë fundit të muajit të kaluar. (PCWorld Albanian)

virus

Lajmet e fundit>