Analiza

Studim: Përdoruesit kujdesen gjithnjë e më shumë mbi sigurinë e veprimtarisë së tyre on line

Sep 8 2013
0 Shpërndarje
Studim: Përdoruesit kujdesen gjithnjë e më shumë mbi sigurinë e veprimtarisë së tyre on line

Sipas një studimi të realizuar së fundmi nga firma kërkimore Pew Internet është arritur në përfundimin se pjesa më e madhe e njerëzve (rreth 50%) kujdesen dhe shqetësohen mbi informacionet personale të disponueshme on line përfshirë këtu fotot, videot, adresat e-mail, numrat e telefonit, adresat e vendbanimit etj…

Kjo do të thotë se në krahasim me vitin e kaluar njerëzit janë më të vëmendshëm ndaj veprimtarisë së tyre on line pasi më parë kjo vlerë ka qenë 30%.

Të dhënat kanë zbuluar gjithashtu se 86% e të anketuarve kanë marrë masa për të mbrojtur veten në hapësirën kibernetike.

Ndër masat më kryesore mund të përmendim fshirjen e të dhënave “cookie” nga shfletuesit, enkriptimin e e-maileve, shmangien e përdorimit të emrit të vërtetë, përdorimin e rrjeteve virtuale (VPN) si dhe ndryshimin e adresës IP.

Përveç këtyre masave të thjeshta rreth 55% kanë deklaruar se kanë marrë masa për parandalimin e monitorimit nga njerëz të caktuar, grupe apo qeveria.

Pavarësisht gjithë këtyre masave, pjesa më e madhe e të anketuarve nuk besojnë se është e mundur që të jesh plotësisht anonim on line madje mendojnë se ligji nuk është aq i fuqishëm sa të sigurojnë mjaftueshëm privatësinë on line.

Një përqindje e konsiderueshme e të anketuarve kanë pranuar se adresat e tyre të e-mailit ose llogaritë në rrjetet sociale janë kompromentuar vazhdimisht. Si përfundim është theksuar se: “Njerëzit gjithnjë e më shumë duan të qëndrojnë anonim në ueb, por ata besojnë se kjo gjë nuk mund të jetë e mundur”. (PCWorld Albanian)

pew-online-privacy-study

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>