Analiza

Studim: Përdoruesit ndjehen më tepër të rrezikuar nga hakerat sesa nga gjurmimi online

Dec 21 2013
0 Shpërndarje
Studim: Përdoruesit ndjehen më tepër të rrezikuar nga hakerat sesa nga gjurmimi online

lulzsec-hackers110728124027Pothuajse çdo veprim që kryeni në internet monitorohet nga reklamuesit, përfshirë këtu blerjen e produkteve online apo klikimin e çdo linku.

Në ditët e sotme është mundësuar shfaqja e reklamave të personalizuara për çdo përdorues. Pavarësisht kësaj, njerëzit vazhdojnë të jenë më tepër të shqetësuar për aksesimin e informacioneve të tyre private nga hakerat sesa nga reklamuesit të cilët paguajnë për këtë gjë.

AllThingsD ka publikuar rezultatet e një ankete të realizuar së fundmi, ku 75% e të anketuarve janë shprehur se ndjehen shumë të shqetësuar nga rreziku i hakimit, rreth 54% kanë të njëjtin shqetësim kur bëhet fjalë për gjurmimin e aktivitetit të tyre online nga reklamuesit.

Vetëm 15% e të anketuarve kanë klasifikuar si shqetësimin e tyre kryesor thyerjen e privatësisë nga qeveria. Kjo do të thotë se njerëzit bazohen më tepër tek përshtypjet e përgjithshme sesa tek gjykimi i drejtë.

Rreziku i hakimit është shumë real, mjafton të pyesni dikë që ka hasur vështirësi në aksesimin e llogarisë së vet të e-mail-it.

Megjithatë, duhet pasur parasysh se mbledhja e informacionit nga reklamuesit është konstante dhe njëkohësisht masive. Në qoftë se publiku do të ishte mirë i informuar rreth ruajtjes apo shpërndarjes së informacionit, atëherë me shumë mundësi rezultatet e kësaj ankete do të ishin ndryshe. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>