Analiza

Studim: Qëndrimi larg iPhone-it tuaj mund të sjellë probleme serioze psikologjike

Jan 13 2015
0 Shpërndarje
Studim: Qëndrimi larg iPhone-it tuaj mund të sjellë probleme serioze psikologjike

128acb416fe6b68ba718430b0a98e870Kërkuesit në Universitetin e Missouri kanë zbuluar se përdoruesit e një iPhoni kalojnë një gjendje psikologjike të rënduar kur ata janë larg smartfonit të tyre.

Ky universitet ka publikuar një studim sipas të cilit tregon se qëndrimi larg iPhone-it shkakton efekte serioze psikologjike te përdoruesi dhe sjell një performancë të ulët tek ai.

Kërkuesit e këtij studimit arritën aq larg sa deklaruan se iPhone po kthehet ‘në një zgjatim të përhershëm të vetes tonë’ dhe ne biem në një gjendje psikologjike negative kur nuk e kemi atë pranë. Studimi sugjeron gjithashtu se kur jemi duke kryer detyra është e rëndësishme të kemi me vete iPhone-in, në të kundërt gjërat priten të shkojnë keq.

I publikuar më 8 janar, në brendësi të tij janë publikuar të dhëna nga 40 përdorues iPhone-ësh në mënyrë që publiku të kuptojë më mirë impaktin e përdorimit të smartfonit. Një grupi përdoruesish iu kërkua të qëndronin pa iPhone-in e tyre, ndërkohë që monitorohej zemra e tyre dhe presioni i gjakut. Nga studiuesit u vu re shpeshtim i rrahjes së zemrës dhe rritje e nivelit të ankthit.

Këto rezultate demonstrojnë më së miri se sa të dhënë janë bërë sot individët ndaj teknologjisë dhe smartfonëve në veçanti. Kërkuesit deklaruan se qëndrimi larg iPhone-it mund të shkaktojë probleme dhe performancë të ulët në situata si plotësimi i një testi, në konferenca apo takime. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>