Analiza

Studim: Rrjetet sociale ju dekurajojnë që të flisni për politikë

Aug 27 2014
0 Shpërndarje
Studim: Rrjetet sociale ju dekurajojnë që të flisni për politikë

mouth-shut-arman-zhenikeyev-shutterstockInterneti supozohet të jetë një bastion për liri të shprehjes ku mund të shkruani dhe thoni çdo gjë për dikë. Sidoqoftë, Pew Research dhe Universiteti Rutgers kanë publikuar një studim sipas të cilit shumë përdorues të rrjeteve sociale ndjehen më të kënaqur që të mos flasin për tema të ndjeshme.

Derisa shumica e atyre që iu nënshtruan studimit thonë që ata do të donin të flisnin rreth një problemi politik në një darkë ose në punë, ata janë shumë të turpshëm për kryerjen e të njëjtës gjë në Facebook dhe Twitter. Interneti me efikasitet është duke pasqyruar botën reale – njerëzit paraqesin një “spirale të heshtjes” ku ata janë të frikësuar që të japin mendimet që ndryshojnë nga miqtë e tyre. Kjo mbështetet nga gjetjet shtesë që njerëzit dyshojnë që kanë më tepër mosmarrëveshje me miqtë e tyre online se sa me personat që i njohin personalisht.

Studimi nuk ishte i madh (1,801 adoleshentë) dhe vetëm trajtoi një çështje, kështu që nuk do të jetë një paraqitje e përsosur e shoqërisë. Në fakt, mund të zbulojë një problem me mënyrën se si janë të strukturuara rrjetet sociale.

Për shkak se shërbimet si Facebook dhe Twitter janë shumë të përqendruar në shfaqjen e përmbajtjes tuaj e cila mendohet që do të ju pëlqej, ju mund të përfundoni në një komunitet i të njëjtit mendim ku është e vështirë të thuhet mendimi pa u izoluar. Keith Hampton nga Rutgers thotë që këto faqe duhet të shërbejnë edhe për t’u shprehur për gjërat për të cilat nuk pajtoheni. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>