Analiza

Studim: Të rinjtë europianë po braktisin gjithnjë e më tepër Facebook-un

Dec 29 2013
0 Shpërndarje
Studim: Të rinjtë europianë po braktisin gjithnjë e më tepër Facebook-un

Kevin_and_Perry-578-80Sipas një studimi të publikuar së fundmi rreth tendencës së rrjeteve sociale në Europë, rezulton se një pjesë e mirë e adoleshentëve po heqin dorë nga përdorimi i llogarive të tyre në Facebook.

Rezultatet e studimit tregojnë se personat nga 16 deri në 18 vjeç nuk ndjehen shumë rehat në përdorimin e këtij rrjeti social dhe faktor për këtë cilësohet ndikimi i prindërve dhe të afërmve më të rritur.

Në vend të Facebook-ut, të rinjtë po preferojnë gjithnjë e më tepër Snapchat, WhatsApp, Twitter dhe Intsagram duke qenë se në këto rrjete ka më pak të ngjarë që prindërit të monitorojnë aktivitetin e tyre apo t’i pyesin se në çfarë ore do të kthehen në shtëpi.

Daniel Miller, profesor në Universitetin College London dhe antropolog kryesor në grupin kërkimor, është shprehur: “Facebook nuk përbën më një ndër zgjedhjet e tyre. Në parim ky rrjet nuk ekziston më për ta.”

Sipas profesorit Miller, një kërkesë miqësie nga një prind është ekuivalente me shfaqjen e mamit ose të babit në mes të një feste në shtëpi.

“Momenti më kritik që ndikon në vendimin e një adoleshenti për t’u larguar nga Facebook-u është ajo dita e frikshme kur mami dërgon një kërkesë miqësie. Tashmë nuk është diçka e re fakti që të rinjtë kujdesen për stilin dhe statusin duke marrë në konsideratë listën e miqve dhe mesa duket Facebook nuk është më aq interesant.” – shkruan Miller.

Sipas studimit, të rinjve nuk iu intereson që shërbimet rivale janë më pak të sigurta dhe shpesh më pak funksionale sesa Facebook. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>