Analiza

Studim: Të rinjtë më të orientuar drejt Instagram, më të rriturit preferojnë Facebook

Jan 12 2015
0 Shpërndarje
Studim: Të rinjtë më të orientuar drejt Instagram, më të rriturit preferojnë Facebook

116020669Zakonisht të rriturit të cilët janë në marrëdhënie pune përdorin më tepër postën elektronike (e-mail) sesa rrjetet e ndryshme sociale. Qendra Pew Research ka bërë një studim të ri i cili ka treguar se më tepër se gjysma, pra për të qënë të saktë 56 %, e përdoruesve të internetit midis moshës 65 vjeçare e sipër kanë hapur një llogari në rrjetet sociale. Çfarë është edhe më mbresëlënëse është fakti se 31% e të gjithë të rriturve të cilët bëjnë pjesë në këtë grupim janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa përshi i përket të rinjve, 53% e atyre midis moshave 18 deri në 29 vjeçare preferojnë më tepër rrjetin social Instagram, rrjet në të cilin shpërndahen selfiet e fotot me ndjekësit apo edhe me publikun e gjerë.

Për më tepër studimi tregoi gjithashtu se një rritje të dukshme në numrin e përdoruesve kanë hasur edhe Instagram, Twitter, Piterest dhe madje edhe Linkedln në vitin e kaluar. Gjithsesi rrjeti Facebook vijon të jetë rrjeti social më popullor, me të vetmin ndryshim se numri i përdoruesve në moshë të madhe është rritur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>