Lajmet

Studim: Twitter mund të identifikojë përhapjen e virusit HIV në kohë reale

Mar 6 2014
0 Shpërndarje
Studim: Twitter mund të identifikojë përhapjen e virusit HIV në kohë reale

Twitter_HIV_2Një grup kërkuesish në Universitetin e Kalifornisë UCLA (University of California, Los Angeles) kanë zbuluar se Twitter dhe mediat e tjera sociale që procesojnë të dhëna në kohë reale mund të përdoren për të gjurmuar përhapjen e HIV-it apo sjelljen ndaj drogave të ndryshme, duke ndihmuar kështu në identifikimin dhe parandalimin e tyre. Rezultati i studimit, tashmë i publikuar në gazetën Preventive Medicine, provon ekzistencën e një lidhjeje midis përhapjes gjeografike në SHBA dhe cicërimave me përmbajtje që lidhen me drogën apo me sjelljet e rrezikshme seksuale.

Studiuesit kanë grumbulluar më tepër se 550 milion cicërima në periudhën 26 maj – 9 dhjetor 2012 dhe kanë zhvilluar një algoritëm të caktuar për të gjetur fraza që përfshinin fjalë të tilla si “seks” dhe “drogohem”. Më pas këto cicërima janë hedhur në një hartë dhe nëpërmjet disa modeleve statistikore është verifikuar nëse këto vendndodhje përputheshin me ato zona ku ishin raportuar rastet me virusin HIV.

Ata mundën të zbulonin një lidhje midis atyre cicërimave dhe rasteve të raportuara. Megjithatë, studiuesit kanë përdorur të dhënat publike të vitit 2009, që sipas të cilëve është edhe një prej dobësive kryesore të këtij studimi. Në mënyrë që ekspertët e shëndetit publik të parashikojnë përhapjet e ardhshme të sëmundjeve është i nevojshëm një përditësim i shpeshtë i të dhënave.

Në mënyrë të ngjashme janë realizuar edhe studime të tjera, gjithashtu janë zhvilluar edhe mjete të posaçme të cilat kanë provuar tashmë fuqinë e medias në monitorimin e përhapjes së sëmundjeve të ndryshme, si për shembull Google Flu Trends http://www.google.org/flutrends/. Megjithatë, ky është studimi i parë që tregon se Twitter mund të përdoret për të parashikuar sjelljet që kanë të bëjnë me shëndetin dhe njëkohësisht si një metodë për monitorimin e përhapjes së HIV-it dhe përdorimit të drogës.

Sipas studimit rezulton se Kalifornia, Teksas, Florida dhe New York ishin shtetet me përqindjen më të lartë të cicërimave që kishin të bënin me rrezikun për HIV. Washington D.C, Delaware, Louisiana dhe South Carolina rezultojnë me normën më të lartë për banor përsa i përket cicërimave që kanë të bëjnë me rrezikun për HIV. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>