Analiza

Studim: Twitter ndihmon në zhvillimin e aftësive gjuhësore

Sep 14 2014
0 Shpërndarje
Studim: Twitter ndihmon në zhvillimin e aftësive gjuhësore

Twitter6Sipas një studimi të ri, duke shprehur mendimet dhe pikëpamjet tuaja me anë të 140 karaktereve në Twittter ju mund të jeni duke përmirësuar afësitë tuaja të të folurit. Për ta provuar këtë analistët kërkuan për 100 fjalët më të përdorura në Twitter.

Nga këto 100 fjalë vetëm dy ishin të shkurtuara; ‘RT’ që do të thotë re-twett dhe ‘u’ për you. Pjesa tjetër e fjalëve ishin me 4-5 shkronja dhe të gjitha të shkruajtura brenda rregullave gramatikorë.

Kërkuesit u shprehën se “Twitter” aktualisht mund të jetë duke përmirësuar shprehitë apo aftësitë e përdoruesve të tij duke qenë se i kufizon të shprehen shkurt dhe qartë.”

Sipas tyre një person në Twitter nuk ka shumë mundësi zgjedhje dhe gjithmonë duhet të zgjedhë fjalët më konçize dhe ekzakte. Duke qenë se përdoruesit janë të kufizuar vetëm në 140 karaktere ata përdorin dhe më pak hapësira mes fjalëve.

Megjithëse mendimet në Twitter janë të shkurtuara, ato nuk të lënë vend për keqkuptime. Ky studim u paraqit në librin e ri të studiuesit Christian Rudder. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>