Lajmet

Studimi i Microsoft tregon rritjen e numrit të softuerëve pirate

Mar 26 2013
0 Shpërndarje
Studimi i Microsoft tregon rritjen e numrit të softuerëve pirate

software_piracyStudimi më i fundit i IDC (International Data Corporation) i ndihmuar nga Microsoft titullohet “Bota e rrezikshme e softuerëve pirate dhe mashtruese: Si ndikojnë softuerët piratë në kompromentimin e Sigurisë Kibernetike të konsumatorëve, ndërmarrjeve dhe kombeve dhe në kostot totale në kohë dhe para”

Studimi përmban statistika interesante përsa i përket përhapjes së kodeve të dëmshme dhe softuerëve të padëshiruara si p.sh viruset, Trojan horses, spyware, softuerë piratë në faqet ueb dhe rrjetet peer-to-peer (P2P).

Me analizimin e informacionit prej 10 vendeve të ndryshme, anketimi i 1104 konsumatorëve, 973 ndërvepruesve me biznesin si dhe 268 menaxherëve CIO/IT është arritur në përfundimin se softuerët piratë janë të përhapur gjerësisht në universin dixhital dhe shumë përdorues ndoshta nuk janë në dijeni se softuerët e tyre nuk janë origjinalë.

Kjo ka pasur një ndikim domethënës kryesisht te bizneset. Në raportin e IDC-së vlerësohet se këtë vit shpenzimet e biznesit për përballimin dhe menaxhimin e maluerëve do të arrijnë vlerën 114 miliard dollarë, ndërsa konsumatorët do të shpenzojnë rreth 1.5 miliard orë duke u marrë me malueret.windows fals

Më poshtë renditen disa informacione dhe statistika të tjera të rëndësishme:

· Si kompanitë ashtu edhe përdoruesit fundorë kanë raportuar kompjuterë të blerë me softuerë piratë të instaluar më parë.

· Kopjet mashtruese që të rikthejnë në faqet ueb në 36% të rasteve infektojnë kompjuterët me Trojan horses.

· 78% e softuerëve piratë kanë të bashkangjitur spyware

· Kostoja totale e softuerëve piratë të infektuara është 22 miliard dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>