Lajmet

Studimi me aplikacionet e reja të Apple

Jan 21 2012
0 Shpërndarje
Studimi me aplikacionet e reja të Apple

Derisa përmbajtja ende nuk është e bollshme, arkitektura e këtillë ka mundësi të tejkalojnë sfiduesit e mundshëm në këtë sektor dhe të vendosin ndërmarrjen Apple si udhëheqëse e teknologjisë për edukim.

iBooks

Apple përditësoi aplikacionin e vet iBooks që bën leximin e librave për të përfshirë një ndërfaqe të përshtatshme për multimedia intensive dhe lëshoi një sektor iBookstore të përkushtuar për libra për mësim. Për momentin, vetëm një pjesë e vogël e librave për shkolla të mesme nga McGraw Hill dhe Pearson për klasët 9-12 janë të gatshme, por angazhimet nga botuesit e mëdhenj si Houghton Mifflin Harcourt do të mbushë së shpejti përmbajtjen.

Këto tekste kanë grafikë, video, të ndërlidhura me mundësi për të marrë shënime, për të kërkuar, madje edhe për të cituar duke e bërë studimin mjaft të paharrueshëm.

Librat për momentin i kanë çmimet 14.99 dollarë. Derisa është e arsyeshme të thuhet që titujt universitarë do të duhej të ishin mjaft të shtrenjtë, ky çmim është më i ulët se çmimet e librave në librari të godinave. Shkollat mund t’u ofrojnë studentëve kodin për shpengim për të marrë tekstet pa pagesë tek familjet e tyre. Mundësia për të përditësuar librat përgjatë iTunes është detyruese veçanërisht për lëndët si shkenca politike, fizikë, histori dhe mjekësi, të cilat gjatë kohës ndryshojnë.

iBooks Author

iBooks Author është një aplikacion për Mac, i gatshëm pa pagesë në dyqanin e aplikacioneve Mac App Store. Ai ua mundëson edukatorëve për të bërë publikime. Softueri duket dhe është si të gjithë titujt e iWork të Apple – intuitiv dhe logjik. Ky aplikacion ofron rrugë të thjeshta për të ndërlidhur dokumentet, fotografitë dhe gjërat e tjera të librave duke përdorur rrugën “drag-and-drop”.

iTunes U

Apple gjatë të enjtes paraqiti edhe aplikacionin iTunes U. Ideja nuk është e re, pasi që në iTunes ka qenë pjesë për iTunes U for vite. Por kjo dallon – kurse falas nga shkollat si Open University, UC Berkley dhe MIT ofrohen dhe kurset përfshijnë çdo gjë nga plani mësimor deri tek udhëzimet për materialet plotësuese. Çdo gjë është e ndërlidhur me iBooks. Katalogu ofron kurse për kolegje, por edhe kurset për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme janë të pranishme. Kurset e lidhin iBookstore (për librat edukativë) dhe App Store (për aplikacione edukative) dhe janë në rrugë të tjera të monetizuara për ndërmarrjen Apple, por instruktorët mund të përdorin iBooks Author për të krijuar plotësime pa pagesë të kursve. iTunes U përdor sinkronizmin iCloud për studim në pajisje të ndryshme.

Derisa arsyet financiare mund të jenë si pjesë e madhe e kësaj lëvizjeje, është mjaft emocionuese të shihet edukimi dhe qasje universale në të. Mësimi digjital është një rrugë e pashmangshme në të ardhmen dhe Apple ka vënë një hap përpara me këto aplikacione. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>