Lajmet

Studimi SEE ITIB 2014, rezultatet për 27 kompanitë e ICT-së në Kosovë

Jul 17 2014
0 Shpërndarje
Studimi SEE ITIB 2014, rezultatet për 27 kompanitë e ICT-së në Kosovë

dssadsaDy ditë më parë ju informuam lidhur me takimin formal në qytetin e Prizrenit mes dy shoqatave të TIK-ut në Shqipëri dhe Kosovë, AITA dhe STIKK, ku u shpalosën pikëpamjet e ndryshme mbi industrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në dy shtetet shqiptare, në identifikimin e problematikave kryesore, sfidave dhe nevojave emergjente të tregut të kësaj industrie. Në këtë takim morën pjesë rreth 40 përfaqësues të kompanive të ndryshme.

Në këtë takim u prezantuan edhe rezultatet lidhur me studimin e kryer për Kosovën në kuadrin e “South-East Europe Information Technology Barometer (SEE ITIB) 2014”. Ky studim është realizuar përmes anketimeve të kompanive të ndryshme kosovare. Në anketim morën pjesë 27 kompani. Nga rezultatet e këtij studimi, 83% e kompanive deklaruan se kapitali i tyre është kapital vendas, 8% e tyre pjesën më të madhe të kapitalit e kanë të huaj dhe vetëm 7% prej tyre deklaruan se ishin degë e një kompanie të huaj  dhe që punojnë vetëm për kompaninë mëmë.

Shumica e kompanive të marra në studim ofronin softuer, shërbime IT dhe produkte softuerë. Shumë larg nga vendi i parë renditen produktet harduerë dhe shërbime për produktet harduerë. Produkte të tjera ishin: telekom, grafikë, testime softuerësh, geo ICT dhe trajnime ICT. Nga 27 kompanitë e anketuara, 24 prej tyre deklaruan se ishin anëtare të STIKK. Dy nga këto kompani janë gjithashtu anëtare të AITA-s në Shqipëri. Pjesa tjetër (3 kompani) deklarojnë se nuk janë anëtare të ndonjë shoqate ICT. Kompanitë e marra në studim  janë themeluar në 22 vitet e fundit. Këto kompani  kanë një moshë mesatare prej 7 vjetësh, më e reja në rajon. Kompania më vjetër është themeluar në vitin 1992, kurse më e reja është themeluar në vitin 2014, 11 prej tyre janë themeluar ndërmjet vitit 2012 dhe 2014.

Për sa i përket profilit teknik të kompanive pjesëmarrëse në anketim; kompanitë deklaruan që sistemi operativ më i përdorur është Windows. Pas sistemit operativ Windows përmenden Android, iOS, ndjekur nga LINUX, Windows Mobile dhe sistemi operativ Mac. Lidhur me platformat mobile përmendim Android, Windows mobile dhe iOS. Gjuhët e programimit më të përdorura janë HTML, XML, .NET and PHP, të cilat ndiqen nga C++, PL/SQL, gjuhët në formë skriptesh dhe Basic/Visual Basic. Lidhur me gjuhët e zhvillimit për bazat e të dhënave, më të përdorura janë mSQL, mySQL dhe MS SQL server.

Shumica e kompanive, 15 prej tyre nuk kanë një certifikimin ICT, 8 prej tyre janë të certifikuara  në ISO. Vetëm një kompani është certifikuar në ISO, IT Mark dhe CMM/CMMI. Nga pyetjet në lidhje me eksportin, 70% e tyre punon për kompani ndërkombëtare në tregun vendas. 63 % e kompanive eksportojnë. Si avantazhi konkurrues për këto kompani përmendet  cilësia, ndjekur ngushtë nga çmimi. Nga ky studim kompanitë deklaruan që pengesat kryesore për eksportin janë: Mbështetja e qeverisë, partner të duhur të biznesit, kontaktet me bizneset jashtë vendit, VISA, informacioni mbi tregun dhe branding.

Të ardhurat nga shitjet lidhur me eksportet janë 21-32% e shitjeve në dy vitet e fundit. Parashikimi për vitin 2014 është 44%. Pjesa më e madhe e të ardhurave nga shitjet eksport vjen nga softuerët dhe shërbimet IT. Klientët kryesor për eksportet e kryera janë kompanitë IT, outsourcing, kompani Marketingu dhe Komunikimi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>