Analiza

Studioja që zhvilloi CallofDuty për pajisje mobile mbyllet nga Activision

Mar 30 2014
0 Shpërndarje
Studioja që zhvilloi CallofDuty për pajisje mobile mbyllet nga Activision

2491464-9383231584-23555Zhvilluesi i lojës mobile CallofDuty, The BlastFurnace, do të mbyllet në fund të muajit, ka lajmëruar publikuesi Activison. “Pas hulumtimit të shumë opsioneve, duke përfshirë një shitje të mundshme të biznesit dhe konsultimeve me stafin rreth opsioneve, ne nuk kemi qenë në gjendje ta gjejmë një alternativë të përshtatshme për skuadrën e talentuar në afatet kohore nga ushtrimet konsultuese dhe jemi pajtuar që ta mbyllim The BlastFurnace,” tregoi Activision për MCV.

Mbi të gjitha, 47 zhvillues do të humbin punën e tyre, ndonëse Activision tha që është duke shikuar që t’i shpërngulë disa punonjës në disa vende të tjera brenda kompanisë. Studioja, e vendosur në Leeds të Anglisë, zhvilloi CallofDuty: StrikeTeam për iOS dhe Android, e po ashtu edhe versionet mobile të lojërave të tjera të Activision si Pitfall dhe Wipeout. (PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>