Siguri

Stuxnet mund të adoptohet për të sulmuar Perëndimin

Jul 27 2011
0 Shpërndarje
Stuxnet mund të adoptohet për të sulmuar Perëndimin

Departamenti i Sigurisë Shtetërore i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se softueri i dëmshëm i njohur anembanë botës edhe si “cyber-arma e parë” është e pranishme në skenë dhe mund të përdoret nga sulmuesit për të vënë në shënjestër caqe të ndryshme. “Departamenti është i shqetësuar se sulmuesit mund të përdorin informacionet e shumta dhe të vazhdueshme publike në lidhje me kodin e tij për ta modifikuar dhe zhvilluar për të vënë në cak pajisje të sistemeve të ndryshme kontrolluese”. 

Stuxnet ishte gjetur për herë të parë gjatë korrikut të vitit të kaluar dhe ekspertët e sigurisë kanë bërë të ditur se ai është në gjendje të marr përsipër kontrollimin e sistemeve industrial, duke u shndërruar  kështu në virusin më të sofistikuar që ka parë tregu ndonjëherë. Në momentin që futet në një sistem me Windows, kodi i tij lidhet me sistemet kontrolluese Siemens. Më pas shfrytëzon lëshimet në vet sistemin operativ të kompanisë gjermane dhe bënë ndryshime në proceset industriale. 

Në formën origjinale, ai ishte shumë specifike ndaj centrifugave të përdorura në Natanz, vend për pasurimin e uraniumit në Iran. Por me ekspozimin e vazhdueshëm të kodit, Departamenti i Sigurisë Shtetërore Amerikane paralajmëron se ai ekziston në forma të ndryshme dhe mund të adaptohet më tej për të sulmuar caqe të ndryshme. 

“Sistemet mbi të cilat ne varemi, mund të sulmohen prej rrjeteve terroriste, grupeve kriminale të organizuara dhe individëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. E shqetësime të ngjashme kanë pasur edhe autoritetet e qeverisë së Britanisë së Madhe të cilat janë duke bërë investime të vazhdueshme në forcimin e cyber-sigurisë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>