Lajmet

Stuxnet kishte si cak një reaktor bërthamor Iranian!

Sep 22 2010
0 Shpërndarje
Stuxnet kishte si cak një reaktor bërthamor Iranian!

Hulumtuesit e sigurisë që kanë studiuar krimbin thonë se është ndërtuar nga një sulmues i avancuar me resurse të shumta – ndoshta edhe të përkrahura nga ndonjë shtet. Përveç kësaj, ekspertët thonë se është dizajnuar edhe për spiunim industrial, por pas ekzaminimit të kodit të tij, ata mendojnë se është ndërtuar për të bërë shantazh.

Ralph Langner, një ekspert në siguri të sistemeve industriale, ka qenë duke studiuar Stuxnet qysh prej se ishte zbuluar për herë të parë nga një kompani e sigurisë me bazë në Bjellorusi, në qershor të këtij viti. Në një blog post të ri, ai ka theksuar se krimbi sipas të gjitha gjasave është kompletuar nga një ekip i ekspertëve me njohuri të avancuar. “Ky nuk është një haker që po qëndron në podrum të shtëpisë së prindërve të tij. Për mua, duket se resurset e nevojshme për të bërë një sulm të këtij niveli, duhet të jenë shtetërore” shkroi ai.

Ai spekulon se caku është reaktori bërthamor Bushehr i Iranit, që momentalisht është duke u ndërtuar. Për të arritur në këtë përfundim, ai pjesërisht u bazua në një imazh UPI të fabrikës së operacioneve të reaktorit, ku shihet softueri Siemens PLC.

Stuxnet ka vënë në shënjestër disa fabrika industriale të orientuara ka SIemens si fabrika të rrymës dhe fabrika kimike. Ai është shpërndarë përmes USB disqeve dhe përmes kopjimit të vetvetes në rrjete të reja të mbrojtura nga fjalëkalime të dobëta, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Norman ASA, një kompani sigurie.

Kolegët tanë nga PCWorld në SHBA, shpjegojnë se në momentin që Stuxnet identifikon një cak, ai ndryshon një pjesë specifike të kodit të Siemens që monitoron operacionet kritike – “gjërat që duhet të kenë një reagim brenda 100 milisekondave”. Duke ndryshuar këtë pjesë kruciale të kodit, Stuxnet mund të shkaktojë mosfunksionim të pajisjeve, duke shantazhuar në këtë mënyrë një fabrikë.

Deri më tani asnjë supozim nuk ka potencuar cili shtet mund të ketë ndërtuar Stuxnet. Por PCWorld është bazuar në spekulimet nga vera e kaluar se zyrtarë nga Izraeli ishin duke përgatitur një cyber-sulm në Iran.

Langer shkroi se kushdo që ka ndërtuar krimbin do të zihet, sepse cyber-forensica eventualisht do ta gjejë atë. Ata padyshim që nuk po shqetësohen nga burgu, shkroi ai.

Nëse kjo parqet gjendje në nivele shtetërore, atëherë ka shumë më shumë gjëra tjera për tu shqetësuar sepse në njëfarë mënyre ka gjasa që Stuxnet të jetë përfaqësues i krismës së parë të një cyber-lufte apo jo? /pcworld.al

Lajmet e fundit>