Lajmet

Suedi: Një burrë dënohet me gjobë 650 000 $ për shpërndarjen e filmave online

Dec 24 2013
0 Shpërndarje
Suedi: Një burrë dënohet me gjobë 650 000 $ për shpërndarjen e filmave online

Një 28 vjeçar ështe dënuar me 4.3 milionë kronor suedezë (afërisht 658 000 $) për shpërndarjen e filmave online.

Vendimi është marrë javën e kaluar nga Gjykata e Rrethit Västmanlands për shpërndarjen e një prej tyre. Shuma në fakt do t’i shkojë shtëpisë kinematografike Nordisk Film, e cila ka prodhuar edhe filmin në fjalë. Emri i të akuzuarit nuk është bërë publik, në bazë të ligjeve suedeze.

28 vjeçari kishte shpërndarë filmin përmes një komuniteti të quajtur Swebits, platformë e ngjashme me Pirate Bay. Por, në ndryshim nga Pirate Bay, Swebits ishte komunitet i mbyllur me rreth 40 000 anëtarë dhe përdorej më tepër për të shpërndarë përmbajtje suedeze.

Nordisk Film kishte kërkuar në total 7 milionë kronor suedezë. Kompania kërkoi më pas 5.5 milionë kronor sepse aq ishte shuma që duhet të kishte paguar i akuzuari nëse do të kishte kërkuar një licencë për të shpërndarë filmin ashtu siç bëri, tha prokurori Henrik Rasmusson. Gjithsesi, gjykatës iu duk e lartë kjo shumë dhe ajo u nda në dy pjesë.

Një shtesë prej 1.55 kronor u shtua për dëmë si humbje e të ardhurave, përçarje të tregut si dhe dëme për reputacionin e shtëpisë kinematografike. Burri në fjalë është dënuar edhe me 160 orë shërbim ndaj komunitetit.

Gjithsesi, ai u dënua vetëm për një prej 517 filmave që kishte shpërndarë për të cilat mund të akuzohej.

Kjo për arsyen sepse është e kushtueshme të bësh vlerësimin e saktë të kostove për t’ia paraqitur gjykatës si dhe mjafton për të dërguar një mesazh tek publiku, tha Rasmusson. Ai shtoi se në këto raste vlen të gjykohet nëse personi në fjalë ka përfituar financiarisht nga këto veprime apo jo.

Në këtë rast, ai nuk kishte përfituar por i kishte shpërndarë filmat vetëm “për të qenë dikushi në komunitet.”

Çështja mund të apelohet brenda 3 javëve. (PCWorld Albanian)

streamnation-family-sharing

Tags >

online
Lajmet e fundit>