Biznes

Sugar CRM ju afron me klientët

Mar 6 2009
0 Shpërndarje
Sugar CRM ju afron me klientët

Si shumica e programeve CRM, Sugar CRM monitoron kontaktet, takimet dhe mundësitë e biznesit. Mbi të gjitha, shfaq grafikë më të mirë se mesatarja, që tregojnë progresin në shitje. Mund të modifikoni terminologjinë e aplikacionit, së bashku me paraqitjen, që të duket dhe ndjehet si duhet për biznesin tuaj.

Megjithëse kapaciteti i tij për CRM është më i fortë se ai i Microsoft Outlook apo i menaxherit të kontakteve Act nga Sage, nuk ka gjithë aftësitë e duhura financiare, që zakonisht gjenden në një shërbim online si NetSuite.
I hodha një sy versionit hosted, që ofron llogari me çmim të arsyeshëm për bizneset e vegjël, duke filluar nga 40 dollarë në muaj, për përdorues. SugarCRM ofrohet gjithashtu si një aplikacion i instalueshëm, përmblidh këtu dhe një edicion falas me kod të hapur, që mund ta instaloni në serverin e kompanisë suaj.

Përdorimi i SugarCRM

Përdorimi i aplikacionit është i këndshëm. Mund t’i ndryshoni paraqitjen dhe të vendosni se cilët nga komponentët do të shfaqen. Mund të ndryshoni gjithashtu emrat dhe fushat e renditura, për t’i përshtatur me nevojat e biznesit tuaj.

Paneli i përdoruesit është organizuar në mënyrë shumë të mirë, me tabe që ju drejtojnë te tabelat, kalendari, kontaktet, mundësitë e shitjeve, fushatat e marketingut, parashikimet e shitjeve dhe shumë të tjera.

SugarCRM lejon gjithashtu ndjekjen e interesit të klientëve ndaj shërbimeve dhe prodhimeve të kompanisë suaj, duke monitoruar progresin, që nga porosia e parë. Mund të parashikoni një shitje apo marrëveshje të mundshme, me parashikimin e skenarëve më të mirë dhe më të këqij.

Integrimi i SugarCRM

Aplikacioni mund të importojë të dhëna kontaktesh nga programet më popullore, si Outlook, Act dhe shërbimi CRM online, Saleforce.com. Mbështetet gjithashtu autosinkronizimi me Outlook, duke bërë të mundur që modifikimet e kontakteve në çdonjërin nga aplikacionet të sinkronizohen lehtë me tjetrin.
Plug-ins për Microsoft Word dhe Excel (ky i fundit në versionin Beta), bëjnë të mundur përdorimin e shablloneve të Word dhe tabelave të Excel, për të përgatitur raporte speciale dhe për të analizuar të dhënat sipas dëshirës.

Cili SugarCRM është më i miri?

SugarCRM ofrohet në versionin hosted dhe atë me instalim. Opsionet hosted janë Professional On-Demand (480 $ në vit, për çdo përdorues) dhe Enterprise On-Demand (900$ në vit, për çdo përdorues). Versioni Professional ka shumicën e gjërave që i duhen biznesit të vogël nga një CRM. Enterprise ofron sinkronizim të përparuar të klientëve online, raportime më të sofistikuara dhe mbështetje për bazat e të dhënave nga Oracle.

Alternativat on-site, që mund të instalohen në serverin e kompanisë suaj e që nuk munda t’i testoj, i kanë të dy versionet: Enterprise (449$ në vit, për përdorues) dhe Professional (275$ në vit, për përdorues), së bashku me versionin falas, Community. Të gjitha versionet, përveç atij Community kërkojnë një regjistrim minimal prej 5 përdoruesish.

Nëse kërkoni më shumë mundësi nga ato që ofron Microsoft Outlook, SugarCRM mund të jetë plotësuesi i kërkesave. Edicioni falas Community është i mirë për ta testuar aplikacionin pa shpenzuar asgjë.

Parashikoni një shitje apo marrëveshje të mundshme, me parashikimin e skenarëve më të mirë dhe më të këqij.

 

Lajmet e fundit>