SugarSync si alternativë i Dropbox për Android

Mar 3 2012
0 Shpërndarje
SugarSync si alternativë i Dropbox për Android

Së pari, përdoruesit tani mund të shpërndajnë skedarë ose edhe follderë të tërë përgjatë rrjetit Twitter dhe Facebook. Më parë, SugarSync ishte në gjendje të shpërndante gjëra tek kontaktet tuaja, por tani aplikacioni e lehtëson krijimin e një lidhjeje dhe e poston atë në rrjetet tuaja shoqërore. Derisa kjo gjë është një veçori mëse e mirëpritur për SugarSync, Dropbox ka qenë në gjendje qysh para një kohe ta bëjë shpërndarjen.

Gjithashtu, SugarSync më në fund ka marrë hapin për t’u bërë një udhëheqës me të drejta të plota mbi skedarët tuaj në celularin tuaj. Tani ju mund të kopjoni, zhvendosni dhe fshini skedarë ose follderë nga aplikacioni SugarSync, që e bën përvojën shumë të ngjashme me atë në desktop. Kjo nënkupton që ju mund të shpërngulni skedarët në mes të dy kompjuterëve tuaj që mund t’i keni në shtëpi, duke mos qenë fare në shtëpi.

Së fundi, SugarSync i përditësuar e lehtëson përfitimin e hapësirës shtesë pa pagesë në llogarinë tuaj. Këtë emërtim për lehtësi po e arsyetojmë me atë që ju mund të dërgoni lidhje referuese nga SugarSync në rrjetet Facebook, Twitter, apo me email, SMS dhe më tepër vetëm me një buton. Natyrisht, për çdo person që regjistrohet duke iu referuar asaj lidhjeje (ang. link) , ju (dhe ai person) merrni 500MB hapësirë shtesë. Është e rëndësishme të theksohet që Dropbox iu jep vetëm 250MB hapësirë për çdo referim.

SugarSync i përditësuar për Android është falas tani në tregun e aplikacioneve për Android./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>