Siguri

Sugjerohet “zonë e sigurisë” për të luftuar kërcënimet kompjuterike

Sep 23 2010
0 Shpërndarje
Sugjerohet “zonë e sigurisë” për të luftuar kërcënimet kompjuterike

Gjersa të arrihen këto dy caqe do të kalojë kohë e gjatë, por është e domosdoshme të mbrohen sistemet në shtëpi dhe në zona lufte nga një kërcënim në rritje e sipër që është montuar nga shtete tjera dhe kriminelë, tha Gjenerali Keith Alexander.

Alexander, që është udhëheqës i NSA (National Security Agency), ka rekomanduar krijimin e një “zone të sigurisë” për sisteme kompjuterike që mbulojnë agjencitë federale, rrjetet financiare dhe infrastrukturën kritike.

Ai gjithashtu ka thënë se ka dërguar një njësi të operacioneve speciale në Afganistan për të avancuar rrjetet që përdoren nga komandantët dhe trupat atje për të komunikuar dhe lëvizur luftën. Dështimi i këtyre rrjeteve do ta bënte më të vështirë luftën, ka theksuar ai. “Transmetimi i inteligjencës tek forcat dhe bashkëpunimi me aleatët varet nga këto komunikime. Ushtria është duke bërë avancim në këtë aspekt” shtoi ai.

Përmirësimi i sigurisë për rrjetet e shtëpisë është një çështje më delikate. Shtëpia e bardhë, Kongresi dhe liderët e industrisë janë duke pasur probleme për të gjetur një zgjidhje që mbron sigurinë nacionale pa paraqitur një limit apo pa monitoruar përdorimin publik të internetit. Alexander u ka thënë një grupi të vogël të reporterëve ditën e mërkurë se zyrtarë federal janë duke shqyrtuar mënyrat më të mira të reagimit ndaj cyber-sulmeve në rast se paraqitet një sulm që hedh përtokë sistemet bankare, fikën elektricitetin apo vendos nën kontroll një fabrikë nukleare.

“Ju do të duhej të krijoni diçka që unë e quaj zona e sigurisë, një zonë të mbrojtur, në kuadër të së cilës dëshironi që të punojë infrastruktura kritike e qeverisë suaj” tha Alexander. Sipas tij vendosja e një sistemi të këtillë është teknikisht i thjeshtë. “Pika e vështirë është puna e përbashkët me të gjithë për t’i bërë të lumtur të gjithë me atë që po ndodh” shpjegoi ai. /pcworld.al

Lajmet e fundit>