Lajmet

Suita e aplikacioneve iWork dhe iLife falas për çdo pajisje Mac dhe iOS

Apr 20 2017
0 Shpërndarje
Sipas një raporti të publikuar nga MacRumors, suitat e aplikacioneve në fjalë kur përfshihen iMovie, Numbers, Keynote, Pages dhe GarageBand për Mac dhe iOS janë listuar falas në App Store. Suita e aplikacioneve iWork dhe iLife falas për çdo pajisje Mac dhe iOS

Përdoruesit e Mac dhe iOS do të përfitojnë softuerin fundamental të Apple iWork dhe iLife falas.

Sipas një raporti të publikuar nga MacRumors, suitat e aplikacioneve në fjalë kur përfshihen iMovie, Numbers, Keynote, Pages dhe GarageBand për Mac dhe iOS janë listuar falas në App Store.

Më përpara përdoruesit duhej të paguanin mes 5 deri në 20 dollar. Në 2013-ën Apple ofroi falas iWork dhe iLife për ata që blinin një pajisje të re por përsëri nuk mund ti shkarkonit falas.

Përdoruesit të cilit kishin një pajisje përpara 2013-ës duhej të paguanin. Tashmë ky konfuzion nuk ekziston më sepse mjafton të keni një pajisje Apple dhe do ti përfitoni falas. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>