Lajmet

Sulm kibernetik ndaj bankës më të madhe italiane, preken 400,000 konsumatorë

Jul 27 2017
0 Shpërndarje
Sulmi përfaqëson një prej incidenteve kibernetike më të mëdha raportuar nga një bankë në Itali. Sulm kibernetik ndaj bankës më të madhe italiane, preken 400,000 konsumatorë

Të dhënat e 400,000 konsumatorëve të bankës më të madhe italiane u vunë në rrezik nga dy sulme kibernetike.

Unicredit tha se të dhënat personale dhe numrat e llogarive mund të jenë vjedhur. Por shtoi se fjalëkalimet nuk janë kompromentuar dhe hakerët nuk kanë pasur mundësi të kryejnë transaksione të paautorizuara.

Sulmi përfaqëson një prej incidenteve kibernetike më të mëdha raportuar nga një bankë në Itali.

Unicredit fajësoi një palë të tretë për incidentin. Sipas bankës sulmi i parë është ndërmarrë në Shtator dhe Tetor të 2016-ës ndërsa i dyti ndodhi gjatë Qershorit.

“Unicredit ka filluar një audit dhe informuar të gjitha autoritetet,” shprehej banka në një qëndrim zyrtar.

Gjithashtu publikoi në Twitter një numër telefoni për konsumatorët ndërkombëtarë të cilët mund të mësojnë nëse janë prekur ose jo.

Aksionet e Unicredit ranë me 1% pas zbulimit të hakimit. Banka të tjera italiane si Intesa Sanpaolo, Banco BPM dhe UBI nuk raportuar sulme.

Vitin e ardhshëm Bashkimi Evropian ka planifikuar të implementojë një regullore e cila mund të gjobisë bankat deri në 4% të të ardhurave vjetore nëse sulmohen dhe nuk e raportojnë brenda pak orësh.

Regullorja e re hyn në fuqi në Maj. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>