Lajmet

Sulm masiv kibernetik në Lindjen e Mesme

May 29 2012
0 Shpërndarje
Sulm masiv kibernetik në Lindjen e Mesme

Hulumtuesit e sigurisë njoftuan dje se një virus ka qenë duke vjedhur të dhëna në Lindjen e Mesme.

Sulmi keqdashës — i quajtur Flame — kishte operuar që nga viti 2010 dhe duket të jetë i sponsorizuar nga një shtet, tha gjatë ditës së djeshme Kaspersky Labs, por nuk dha detaje rreth origjinës së virusit.

Flame është dizajnuar që të vjedhë informacione për sistemet e caktuara dhe skedarët e ruajtur e po ashtu edhe përmbajtjet e paraqitjeve të kompjuterëve dhe bisedat në audio.

“Ndërlikueshmëria dhe funksionimi i programit të ri të sulmuar, kalon të gjitha kërcenimet kibernetike të njohura gjer më sot,” tha Kaspersky Labs në një deklaratë për shtyp rreth këtij sulmi keqdashës të sapozbuluar.

Virusi është rreth 20 herë më i madh se Stuxnet, një sulm keqdashës që kishte shėnjestër një objekt nuklear iranian. Përqendrimi më i madh i makinave të infektuara janë në Iran, duke u ndjekur pas nga regjioni i Palestinës, pastaj Sudani, Libani, Arabia
Saudite dhe Egjipti.

“Gjetjet preliminare të hulumtimit të kryer për një kërkesė urgjente nga ITU, pranojnë natyrën e shënjestruar nga ky program keqdashės,” tha në një deklaratë, Alexander Gostev, shef i ekspertëve në Kaspersky Lab.

“Njėri nga faktet më alarmuese është që fushata e sulmit kibernetik Flame është për momentin në fazën e vet pozitive dhe operatori i vet është në vazhdimësi duke i mbikëqyrur sistemet e infektuara, duke grumbulluar informacione dhe duke shënjestruar sisteme të reja për të arritur qëllimin e vet.”(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>