Lajmet

Sulm masiv kibernetik në mbarë Evropën, ransomware Petya paralizon Ukrainen

Jun 27 2017
0 Shpërndarje
Mekanizimi I përhapjes së sulmit nuk dihet. Ishte gjigandi Rus i hidrokarbureve që raportoi I pari sulmin. Sulm masiv kibernetik në mbarë Evropën, ransomware Petya paralizon Ukrainen Photo Source: EPA

Një sulm masiv kibernetik ka filluar vetëm pak minuta më parë dhe ka prekur kompani të mëdha në mbarë Evropën.

Ukraina është vendi më i goditur ku sulmi kibernetik ka prekur institucionet qeveritare, bankat, operatorin e energjisë elektrike, kompanitë telefonike madje edhe sistemet e transportit.

Sulmi shkaktoi probleme të mëdha në WPP, Saint-Gobain, firmat Ruse të çelikut, naftës dhe minierave si Evraz dhe Rosneft si dhe gjigandin Danez të shërbimit postar AP Moller-Maersk.

Ekspertët thanë se sulmi erdhi nga një ransomware i përshkruar si Petya. Një sulm i ngjashëm muajin e kaluar preku 230,000 kompjutera në 150 shtete të botës.

Mekanizimi i përhapjes së sulmit nuk dihet. Ishte gjigandi Rus i hidrokarbureve Rosneft që raportoi i pari sulmin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>