Lajmet

Sulme të mëdha në platformën WordPress, ja se si të mbroheni

Apr 12 2013
0 Shpërndarje
Sulme të mëdha në platformën WordPress, ja se si të mbroheni

Nëse keni ndonjë faqe në platformën WordPress duhet që të bëni ndryshime në mënyrë që të mbeteni të sigurt dhe të paprekur ndaj sulmeve që kanë filluar në mbarë botën.

Ky sulm është i mirë përgatitur dhe organizuar dhe në këto momente janë mbi 100.000 ip adresa të përfshira në këtë sulm.

Nëse e mirëmbani vet WordPress-in tuaj atëherë urgjentisht duhet ta ndërroni shifrën administruese të të gjitha instalimeve të WordPress-it.

Shifrën në asnjë moment mos e shënoni të thjeshtë dhe përdorni së paku 10 karaktere, shkronja të mëdha dhe të vogla, gjithashtu dhe shenja speciale (^% $ # & @ *).

Simptomat e këtij sulmi janë leximi i ngadalshëm i faqes, ndërfaqe e ngadaltë apo totalisht e papërdorshme, ndërsa disa faqe madje janë plotësisht jo të qasshme.

Ja se si mund të mbroheni nga këto sulme:

-ᅠ Menjëherë ndërroni fjalëkalimin e WordPress-it në ndonjë më të komplikuar, duke përdorur shkronja të vogla, numra dhe shenja

– Me fjalëkalim mbroni direktoiumin “wp-admin” – përmes cPanel “password protected directories”

-ᅠInstaloni plugin për rate login limiting

– Instaloni w3 Total Cache apo WP Super Cache, në mënyrë që instalimin e WordPress-it ta bëni më të qëndrueshëm

– Përdorni CloudFlare, mund ta instaloni thjeshtë nga cPanel-i, ndërsa edhe modeli falas ofron mbrojtje nga këto lloj sulmesh. (PCWorld Albanian)

Wordpress

Tags >

Wordpress
Lajmet e fundit>